Afrika e Jugut bën thirrje për hetim urgjent dhe gjithëpërfshirës lidhur me varrezat masive në Gaza

Republika e Afrikës së Jugut i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për fillimin e hetimit urgjent dhe gjithëpërfshirës lidhur me varrezat masive të zbuluara në Gaza. Ministria e Marrëdhënieve dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar e Afrikës së Jugut ka reaguar mbi zbulimin e varreve masive në spitalet Nasser dhe Al Shifa në Gaza.

“Këto gjetje të tmerrshme kërkojnë kryerjen e hetimeve urgjente dhe gjithëpërfshirëse për të siguruar drejtësinë dhe llogaridhënien”, thuhet në deklaratën e ministrisë. Në deklaratë vihet theksi se Izraeli, i cili vazhdon sulmet kundër Gazës, shpërfill vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) dhe mbetet i pandëshkuar.

Provat në lidhje me vrasjet masive kundrejt civilëve të Izraelit tregojnë për krime lufte dhe gjenocid thuhet në deklaratën në të cilën theksohet se “Në këtë kontekst ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kalojë në veprim për të sjellë autorët para drejtësisë dhe për të siguruar llogaridhënie për viktimat dhe familjet e tyre”.

Ndër të tjera në deklaratën ku thuhet se Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) ka kompetencën gjyqësore lidhur me situatën në Palestinë theksohet se “Ne i bëjmë thirrje GJNP-së që në përputhje me standardet e ligjit ndërkombëtar të nisë një hetim gjithëpërfshirës dhe të paanshëm për këtë çështje, që të zbulojë të vërtetat dhe të sjellë përgjegjësit para drejtësisë”.

Gjithashtu në deklaratë theksohet se ligji ndërkombëtar humanitar mbron jetën e njerëzve në kohë lufte duke ndaluar sulmet kundër civilëve dhe se është detyrë e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar të sigurojë që mizoritë e kryera të hetohen siç duhet. Pas tërheqjes së ushtrisë izraelite nga qyteti i Khan Younis, që nga 19 prilli e deri më tani 283 trupa janë nxjerrë nga një varr masiv që u zbuluar në kompleksin e spitalit Nasser./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne