Ahmetaj: SPAK nuk heton 60 milionë dollarë te inceneratori i Tiranës, por merret me pllakat e banjos

Gjatë intervistës ekskluzive në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se si janë bërë letrat e inceneratorëve. Ahmetaj ka pyetur SPAK se ku janë 60 milionë eurot e inceneratorit të Tiranës, se ku kanë shkuar, pasi janë pa adresë.

Çim Peka: Kush i merr paratë e inceneratorëve?

Arben Ahmetaj: Nuk është detyra ime ta zbuloje. Unë detyrat e mia i kam bërë. Kam qenë ministër Financash, e kam marrë në kulmin e krizës, dhe e kam lënë me deficit më të ulët rekord, 1.6 dhe me borxh vetëm në ulje dhe të ardhura në rritje. Më dha rindërtimin, nuk kam fjetur tre muaj për të bërë strukturën dhe për të bredhur me të tjerë për të gjetur paratë. Po në pandemi. Nuk kam lënë brimë miu për të kërkuar vaksinat.

Çim Peka: Kur është firmosur kontrata e inceneratorit të Tiranës, çfarë funksioni keni pasur?

Arben Ahmetaj: Nuk kam qenë pjesë e kabinetit. Kur është firmosur kontrata e Tiranës ka qenë 29-30 gusht.

Çim Peka: Kur ka nisur procedura, keni qenë ministër se keni refuzuar disa herë Erion Veliajn. Ministrja që kishte ndërlidhjen e parlamentit me qeverinë në atë kohë, Ermonela Felaj i ka dërguar një shkresë Ramës për firmën, se nuk mund ta marrë kjo firmë se nuk ekziston. Jo vetëm që e mori, por mori dhe 8 pikë bonus. Rama u vu në dijeni nga Felaj, ju vetë e keni vënë në dijeni kryeministrin se këto procedura janë të paligjshme, se kjo kompani nuk ekziston. Jeni munduar ta mbroni kryeministrin nga ky megaabuzim.

Arben Ahmetaj: Të presim një hetim dhe gjykim të pavarur, gjë që nuk po ndodh, për të kuptuar se kush dhe sa ka abuzuar me Tiranën. Detyra e ministrit të Financave nuk është të vlerësojë kompanitë. E ka thënë Irena Beqiri, se çfarë bën ministri i Financave. Ministri i Financave nuk ka punë me procedura. Neni 42 i koncesioneve thotë shprehimisht; ministria e Financave si institucion dhe jo ministri, siç e do Robenspieri i SPAK. Jo ministri, gjykon anën fiskale, e mban apo jo buxheti. Unë kam gjykuar gjatë gjithë kohës që ky nuk duhet të financohet nga buxheti i shtetit. Duhet të financohet nga privati dhe siç kam shkruar në të gjitha letrat për koncensionet dhe këtu mund të ketë ardhur edhe ftohja e ish-miqve të mi, risku i biznesit i takon privatit, risku i këmbimit i takon privatit, dhe kam thënë që përderisa, pasi erdhi letra. Neni 42 kërkon të thotë, jep para nga buxheti apo jo. Në momentin që nuk jep para nga buxheti për këtë koncesion nuk është më detyrë e këtij institucioni të thotë po apo jo. Nuk është. Nuk mori para nga buxheti. Nuk kemi komente, por risku i buxhetit i kalon biznesit, risku i këmbimit duhet ti kalojë biznesit dhe duhet marrë dakordësia, por ka ardhur si procedurë, dakordësia e të gjithë bashkive të qarkut. Pra nuk është dakordësi. Dhe mund ta lexoni te raporti i KLSH-së, janar 2022, është e shkruar e zeza mbi të bardhë qartësisht. A duhej ndërtuar incenerator në Tiranë. Unë mendoj që Erion Veliaj në kërkesat e tij ka ndërtuar një rast të qëndrueshëm dhe të domosdoshëm për të ndërtuar inceneratorin në Tiranë. Duhej ndërtuar nga qeveria? Jo. Pse jo, përsa i përkiste ministrit të financave të asaj kohe, dhe ish-ministrit përballë teje; nuk e mbante dot buxheti 128 mln euro. Privati le ta ndërtonte.

Çim Peka: Ka një moment. Ju keni qenë, ministër Ekonomie, Financash, për rindërtimin, zv-kryeministër. Keni qenë gjatë gjithë kohës pjesë e kësaj mazhorance. Nuk është bërë me procedurë të përshpejtuar por me tenderim gjithçka përsa i përket tenderimit, që ishte emergjencë kombëtare, se njerëzit ishin jashtë dhe është bërë me emergjencë kombëtare kjo e mbetjeve, inceneratorët, emergjenca kombëtare në 2014, vetëm që aty të mos kishte tenderim dhe të jepej atyre që ishte përcaktuar. Arben Ahmetaj a e ka ngritur ndonjëherë zërin se këto janë procedura me shkelje, si ministër i asaj qeverie.

Arben Ahmetaj: Juve ju referoheni Fierit. Që komiteti i mbetjeve shpalli emergjencën. Komiteti ka kryesisht zv/ministra dhe madje ish-zv/ministra që sot dalin e flasin kundër inceneratorëve, sepse kanë firmosur. Sepse bëhen qesharak, kur unë i shoh sot me më shumë qetësi.

Çim Peka: Njëri prej tyre është Dritan Hila, ky i mbrojtjes.

Arben Ahmetaj: Nuk më interesojnë emrat.

Çim Peka: Më interesojnë mua, se kanë zv/ministria që nuk kanë firmosur.

Arben Ahmetaj: Komiteti ka shpallur emergjencën. Tani ka një raport për këtë emergjencë, ka një raport nga pas. Prandaj duhen parë procedurat një për një. Përsa i përket procedurës së Elbasanit, në këndvështrimin tim ka qenë korrekte, përsa i përket ndjekjes së hapave. E njëjta gjë edhe për Fierin. Është zbatuar ligji i koncesioneve, është paraqitur kërkesa. Po kur unë kam thënë se nuk kam fuqinë…

Çim Peka: Është bërë pa garë, sepse komiteti kishte shpallur emergjencën për këtë qëllim.

Arben Ahmetaj: Unë mendoj që i takon atyre që hetojnë të shohin procedurën dhe e kanë parë, x apo y prokuror e ka parë procedurën dhe ka vendosur që kjo procedura mund të ketë këto difekte apo të mira.

Çim Peka: Emergjenca është bërë që të shkohet në procedurën pa garë, ku një person me 1 mijë euro në llogari, të merrte 30 mln euro për inceneratorin e Elbasanit dhe pas 1 jave ta shiste për 15 mln euro dhe ta bënte dikush tjetër. U bë apo jo, është tjetër gjë.

Arben Ahmetaj: Të sugjeroj miqësisht, që është e drejta juaj të provokoni me shifra, por do të ju sugjeroja kur flisni me shifrat mirë është t’i referoheni të zezës me të bardhë, sepse ekspertimi ka treguar se është shpenzuar më shumë. Mund të pyesni edhe Faraudin Arapin…

Çim Peka: Nuk është institucion për tu besuar, është ky që u mor me menaxhimin e parave të fajdeve…

Arben Ahmetaj: Ekspertimi ka treguar se tek Elbasani është harxhuar më shumë se sa tek kontrata, dhe tek Fieri thotë Arapi, dhe unë i besoj, është shpenzuar më shumë se kontratat, pavarësisht se unë mendoj se autoriteti kontraktor e ka sabotuar Fierin për të rënduar Lefter Kokën në burg, duke mos e financuar kontratën. Dhe ky është …

Çim Peka: Kush është kjo kompani që merret me biznes, që vjen e futet në një garë të paracaktuar, që qëllimisht bëhen të tilla, kush është ky biznesmen që vjen e futet për të dalë me humbje…

Arben Ahmetaj: Mos më pyet mua. E kishe atë që ti mendon që kanë bërë Fierin dhe Elbasanin dhe mund ti pyesësh sërish si është llogaria.

Çim Peka: E pyeta dhe ai nuk kishte përgjigje.

Arben Ahmetaj: Janë punët e tyre, nuk ngatërrohem me ta, në respekt të halleve dhe punëve të tyre.

Çim Peka: Kjo del se vetëm te Tirana është vjedhur.

Arben Ahmetaj: Jo jo, pyetjen e kam tek SPAK, ku kanë shkuar 60 mln. Ku, kanë shkuar 60 mln ndërkohë që ti ndjek laminatin e kuzhinës së Erjolës dhe pllakat e banjos. Ku janë 60 mln dollarë, kush qëndron pas, kush ka dhënë garanci, kush e ka blerë, kush është 20%. Le të shikohen këto.

Çim Peka: Në gjykimin e Arben Ahmetaj, çfarë e shtyu Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, të firmoste dhe ti jepte inceneratorin e Tiranës një firme që sipas ministres së tij nuk ekzistonte dhe madje kësaj firme ju dhanë edhe 8 pikë bonus, dhe kryeministri e dinte se pas 8 muaj që do të firmosej kjo kontratë, kjo firmë do të ekzistonte. Çfarë e ka detyruar Edi Ramën të bënte këtë gjë.

Arben Ahmetaj: Unë nuk gjykoj dot, për mendjen e askujt. Unë kam gjykuar si ministër i Financave të atëhershëm se nuk duheshin paguar para nga buxheti për atë incenerator. Kam mbajtur qëndrimin në mënyrë perpetuale që bashkisë së Tiranës duhej të jepej subvencionim nëse për mbetjet dhe jo që buxheti të ishte përgjegjës për mbetjet e Tiranës. Kjo është arsyeja se pse ka vendim qeverie për të subvencionuar Tiranën, që të dallohej në terma juridiko financiarë, për të gjithë Robespierët me zemër dhe mendje të drejtë, që kur e lexojnë ta dallojnë tamam se çfarë është bërë se letrat janë letra. Aty sot, Çim Peka ka populizëm penal. Unë jam gjuajtur me gurë nga populizmi penal. Si ka mundësi që rrjedh në media dosja e plotë. Si ka mundësi që del një prokuror dhe del e thotë, do të ketë surpriza te dosja e Ahmetaj. Pse çfarë surprize gjete, që unë kam rrëzuar kullat binjake dhe kam vrarë Kenedin. Si mund ta kthesh në personale, cenon sistemin, tregon urrejtje personale, për çfarë e bën, për vullnet politik, kërcënim.

Çim Peka: Nuk është personale, nëse mungojnë 60 mln euro, këto shpërndahen.

Arben Ahmetaj: A shpërndahen, gjeji. Shumë bukur, ndiqi 60 mln euro dhe mos dil të thuash, se ne kemi merak ta sekuestrojmë se kemi merak arbitrazhin. Ke arbitrazhin merak, ti nuk mund të flasësh si ministër, kjo është detyra e ministrit të Financave, jo e SPAK. Nëse ke merak arbitrazhin hetoje thellësisht Beketin, është refuzuar dhe një komision hetimor. Hetoje për arbitrazhin apo ti do të më varrosësh mua. Kë kërcënon mua, i bën presion gjykatës se do të kërkosh dënim maksimal se nuk të rruhet për procedurat. Bravo të qoftë. Ne e bëmë drejtësinë e re për të qenë të gjithë të barabartë përballë ligjit, jo njëri mbi ligjin e tjetri poshtë. Pra rasti im z. Peka është shumë i rëndësishëm për reformën në drejtësi. Është tentuar të bëhet statistikë politiko-juridike. Është ndërtuar një narrativë e tërë që ky është njeriu që duhet ta hajë. Ky të vejë në të s’ëmës. Nuk bëhem unë kokë turku për Ed Ramën. Nuk bëhem për askënd, jo për Ed Ramën. Unë do të mbaj kryqin që më takon në kurriz. Por nuk mbaj kryqin e askujt tjetër dhe unë nuk jam krijesë që mund të kërcënohem, as nga Robespierët, as nga kriminelët, as nga burgu, as nga jashtë burgut. Jam ndonjë trim, jo, njeri normal jam. Kam frikë, sigurisht kam frikë si çdo njeri. Kam frikë nga vdekja, sigurisht, do të vdesim një ditë, sigurisht. Por nuk jam krijesë që mund të kërcënohem. Kjo është e sigurtë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne