Aksi Thumanë-Kashar/ Berisha: Krutanë e fushëkrujas mos pranoni ndëshkimin nga Lubi Balluku

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një thirrje banorëve të Krujës, Fushë Krujës dhe qytetarëve të Thumanës, të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar nga rruga e re.

Duke e cilësuar ministren e Infrastrukturës si Lubi Balluku, Berisha tha se në vend që të zbatojë projektin, ta shndërrojë autostradën në një mirësi për çdo banor të zonës, e ka shndërruar atë në një mallkim, në një ndëshkim për banorët që kanë qindra vite në atë zonë.

“Ky akt kriminal do ndëshkohet. U bëj thirrje krutanëve, fushëkrujasve, qytetarëve të Thumanës të mos pranojnë ndëshkimin e pamerituar, ndëshkimin kriminal, përjashtimin e tyre nga rruga. Miq, kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, por rruga duhet të jetë mirësi për qytetarin, për banorin.

Po pse nuk pati një protestë për rrugën Thumanë-Milot, dy herë me e gjatë? Sepse u respektuan banorët, sepse ajo autostradë nuk u shndërrua në ndëshkim për banorët, por në mirësi për ta”, tha Berisha.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne