Aksidentet e shumta rrugore dhe vdekja e 8-vjeçarit, banorët e Pajovës në Peqin protestë: Merrni masa, na rrezikohet jeta

Banorë të Njësisë Administrative Pajovë kanë zhvilluar një protestë masive për të sensibilizuar strukturave shtetërore për marrjen e masave që të eliminohet rreziku nga aksidentet rrugore.

Duket iu drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët kanë kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore, ngadalësuesve të shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin -Pajovë-Elbasan.

Protesta vjen pas aksidenteve të shumta me pasoja për jetën. Pak ditë më parë në Pajovë humbi jetën nga aksidenti një 8-vjeçar, çka nxiti më tepër zemërimin e banorëve. Ata deklarojnë iu rrezikohet jeta dhe masat janë emergjente.

Me foton e 8-vjeçarit që humbi jetën pak ditë më parë në një aksident rrugor, protestuesit kanë kërkuar reagimin e autoriteteve. Ata mbanin në duar parulla “Mbroni jetën e fëmijëve”, “Kufizues bordure në rrugë”, “Na siguroni jetën”, “Të merren masa për kufizimin e shpejtësisë”, etj.

Protestuesit kerkojnë gjithashtu që në zonen e banuar të vendosen urgjent kufizues shpejtësie dhe të ketë polici në hyrje të rrugës pranë shkollë./BW 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress