Aktivisti ndëpret fjalimin e Presidentes së KE Von der Leyen: Mbështesni genocidin e Izraelit, i keni duart me gjakun e fëmijëve palestinezë!

Një aktivist pro palestinez refuzoi të dëgjonte dhe e ndërpreu Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen të niste fjalimin e saj në samitin europian të mbrojtjes dhe sigurisë që mbahej në Bruksel.

Me zë të lartë aktivisti akuzoi Von der Leyen për “ndihmë të Izraelit në gjenocidin në Gaza”.

Ai i kujtoi Presidentes së KE se i dha mbështetje të pakufijshme që në fillim Izraelit në luftën kundër Palestinës për të kryer genocid dhe e akuzuar se i ka duart mbuluara me gjakun e fëmijëve të pafajshëm palestinezë të vrarë nga Izraelit.

“I keni duart tuaja me gjakun e fëmijëve të pafajshëm palestinezë. I keni dhënë mbështetje që në fillim Izraelit për të kryer genocid në Gaza. Turp të keni. Mos flisni më për paqe dhe siguri. Boll më” dëgjohet ti thotë aktivisti Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen në Bruksel. Pas këtyre fjalëve rojet e sigurisë e larguan aktivistin nga salla ku Von Der Leyen nisi më pas të flasë për sigurinë./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne