Aktivisti pro palestinez i ndaluar nga SHBA-ja, Mahdawi diplomon në Universitetin e Columbias

Studenti me prejardhje palestineze, Mohsen Mahdawi i cili ishte ndaluar dhe më pas i liruar nga autoritet amerikane për shkak të mbështetjes së tij për Palestinën, ka diplomuar në Universitetin e Columbias. Mahdawi mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të mbajtur në kampusin e universitetit në New York. Ai doli në skenë me shallin “keffiyeh” simbol i rezistencës palestineze dhe nën brohoritjet e miqve të tij mori diplomën.

Shumë studentë të diplomuar u panë duke veshur shallin “keffiyeh” për të treguar mbështetje për Palestinën.

Në prononcimin për Associated Press (AP), Mahdawi tha: “Administrata e Trumpit donte të ma vidhte këtë mundësi. Ata donin që unë të isha në burg, me rroba e të burgosurit, pa marrë arsim dhe pa përjetuar gëzim apo festë”.

Ai theksoi se administrata e universitetit ia kishte shitur “shpirtin” e universitetit administratës së Trumpit dhe se ai i kishte refuzuar kërkesat e universitetit për mbrojtje përpara se të merrej në paraburgim.

Mahdawi tha se ishte i gëzuar nga mbështetja e studentëve në Universitetin Columbia.

Publikohet video para paraburgimit të Mahmud Khalilit

Ndërkohë, avokatët e aktivistit palestinez Mahmoud Khalili, një student i diplomuar në Universitetin e Columbias i cili udhëhoqi demonstratat në mbështetje të Palestinës, publikuan video që tregon momentet e klientit të tyre para se të ndalohej. Avokatët thanë se i morën pamjet filmike pesë-minutëshe pa audio, të përzgjedhura nga pesë orë pamje filmike të kamerave të sigurisë nga universiteti, nëpërmjet një urdhri thirrjeje në gjyq.

Në video, Khalili shihet duke folur në telefon me avokatin e tij dhe duke bashkëvepruar me katër oficerë të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në hyrje të ndërtesës në New York. Pamjet filmike tregojnë momentin kur gruaja e Khalilit, Noor Abdalla, ia dorëzon autoriteteve kartën e gjelbër të Khalilit. Avokatët e Khalilit argumentuan se pamjet filmike vërtetonin se klienti i tyre nuk përbënte “rrezik ikjeje” dhe se nuk kishte asnjë arsye që autoritetet të arsyetonin ndalimin e tyre.

I ndaluar nga Zyra Amerikane e Imigracionit dhe Doganave (ICE), Mahdawi u lirua më 30 prill me urdhër gjykate dhe e përshkroi situatën e përjetuar nga studentët pro-palestinezë si “tradhti ndaj Kushtetutës së SHBA-së”. Aktivisti palestinez Mahmud Khalili u arrestua në hyrje të ndërtesës më 8 mars derisa po kthehej në shtëpi me gruan e tij./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne