Arben Ahmetaj akuza nga arratia/ Partia Demokratike kallëzon Ramën dhe Veliajn në SPAK

Arben Ahmetaj dha një intervistë nga arratia, ku vendosi ti referohej Ramës dhe Veliajt si “kokat” e aferës së inceneratorëve, duke thënë se janë ato pronarët ‘de-facto’.  Ahmetaj vazhdoj më ten duke pretenduar se është kërcënuar për të “kyçur gojën” ndaj të vërtetave që ai pretendon se di rreth kësaj afere, ku sipas tij implikohen dy të paditurit nga PD.

Partia Demokratike ka vendosur të depositor një kërkesë në SPAK, ku kërkon nisjen e hetimeve ndaj kryeministrit, Edi Rama dhe kryebashkiakut, Erion Veliaj, lidhur me aferën korruptive të inceneratorëve. Kërkesa bazohet në atë që ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka deklaruar.

Kërkesa është depozituar nga Enkelejd Alibeaj, i cili akuzon Ramën dhe Veliajn si të përfshirë në korrupsion.

 “Jam kërcënuar tri herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira. Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit të vejë në të sëmës ose të thotë se po të isha prokuror të isha me keq, kush do më kërcënojë mua”, u shpreh Arben Ahmetaj.

Nuk është hera e parë që PD ka kërkuar vazhdimisht hetimin e kryesocialistit lidhur me aferën e inceneratorëve, duke theksuar se ai dhe kryebashkiaku i Tiranës janë përgjegjës për këtë aferë. Po ashtu, opozita ka kërkuar që institucionet e drejtësisë në vend të marrin në mbrojtje Ahmetajn, në mënyrë që ky i fundit të ndihmojë në zbardhjen e kësaj çështjeje./gazetaimpakt

Akuzat e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike kallëzon Ramën dhe Veliajn

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne