Ambasada Amerikane trajnon 20 oficerë të antiterrorit Shqiptar kundër terrorizmit

Ambasada Amerikane në Tiranë vazhdon të investojë para për të trajnuar Strukturën e antiterrorit Shqiptar në luftën kundër terrorizmit.

Kjo strukturë e Posaçme në Policinë e Shtetit ka akuzuar shumë muslimanë shqiptarë për pjesmarrje në luftrat në vendet muslimane duke përgatitur dosjet ndaj tyre.

Gjatë shtatë viteve të fundit, ambasada, përmes ATA, ka ofruar rreth 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për partnerët tanë për Policinë e Shtetit.

Përmes një njoftimi për mediat,

Ambasada amerikane në Tiranë, bëri me dije se këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptare.

Në njoftim theksohet se “Lufta kundër terrorizmit vazhdon të jetë një përparësi në bashkëpunimin midis Policisë së Shtetit, ambasadës amerikane në Tiranë, si dhe institucioneve ligj-zbatuese amerikane.

“Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash monitorimi me forcat e rendit shqiptar.

Jemi krenarë të dëshmojmë përkushtimin e partnerëve tanë në Policinë e Shtetit, duke reflektuar bashkëpunimin ndër vite për të rritur sigurinë në Shqipëri. Këto sesione, të cilat përfshinin diskutime me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe takime të fokusuara me mbi 20 oficerë të antiterrorit, si dhe 15 të tjerë nga mjekësia ligjore digjitale në SPAK dhe Policia e Shtetit ndanë mendime të vlefshme për kontributet e ATA-së. Ne fituam njohuri për vlerën e trajnimeve, rëndësinë e tyre operacionale dhe integrimin e tyre në kurrikulën e policisë. Historitë e suksesit vunë në dukje përmirësimet e rëndësishme të aftësive në antiterror dhe mbrojtjen kibernetike.

Urime të gjithë të përfshirëve; presim arritje të vazhdueshme dhe rezultate”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress