Shqiperia

Ambasada Palestineze në Shqipëri: Fjalimi i Presidentit të Shtetit të Palestinës

Teksti fjalë për fjalë i fjalimit të Presidentit të Shtetit të Palestinës:

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

“O ju besimtarë, bëni durim, bëhuni të qëndrueshëm kundër armikut, qëndroni të bashkuar, frikësojuni Allahut me qëllim që të shpëtoni.”

Të dashur bashkëatdhetarë,

Qytetarë trima dhe të bashkuar të Palestinës,

Kauza jonë kombëtarë po kalon sot një moment tepër kritik, pas vendimit që administrata amerikane mori sot në lidhje me çështjen e Jeruzalemit.
Administrata amerikane , me këtë vendim, ka zgjedhur të shkelë të gjitha rezolutat dhe marrëveshjet ndërkombëtare si dhe ato dypalëshe, duke preferuar të injorojë dhe të hedhë poshtë konsensusin ndërkombëtar të përkrahur nga qëndrimet e vendeve të ndryshme, liderëve botërorë, udhëheqësve shpirtërorë dhe organizatave rajonale gjatë gjithe ditëve të fundit rreth çështjes së Jeruzalemit.
Këto veprime të dënueshme dhe të papranueshme përbëjnë një kërcënim të qëllimshëm të të gjitha përpjekjeve për paqe që janë bërë deri tani, si dhe tregojnë qartë tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga roli i saj që kanë luajtur gjatë dekadave të fundit në procesin e paqes.
Këto veprime gjithashtu shërbejnë si një shpërblim për Izraelin për mohimin dhe karshillëkun që ai i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë marrëveshjeve dhe legjitimitetit ndërkombëtar si dhe e nxit atë të vazhdojë politikën e tij të okupimit, kolonizimit, aparteidit dhe spastrimit etnik.
Njëkohësisht këto veprime u shërbejnë edhe grupeve ekstremiste të cilat po përpiqen ta transformojnë konfliktin në rajonin tonë në një luftë fetare çka do të çonte në përfshirjen e gjithë këtij rajonin në konflikte ndërkombëtare dhe luftëra të pafundme, për të cilën ne gjithmonë kemi paralajmëruar dhe kemi shprehur dëshirën dhe vullnetin tonë për t’i luftuar këto grupe.
Vëllezër dhe motra,

Gjatë gjithë ditëve të fundit ne kemi qenë në kontakte të vazhdueshëm me shumë lidera të vendeve mike, duke riafirmuar unitetin e qëndrimeve të vendeve arabe, islamike dhe vendeve të botës mbi çështjen e Jerusalemit dhe të drejtat e popullit palestinez dhe kërkesat për arritjen e një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse, bazuar në krijimin e një shteti të pavarur palestinez në tokat e pushtuara nga Izraeli në vitin ’67 me kryeqytet Jeruzalemin Lindor, si dhe zgjidhjen e çështjes së refugjatëve palestinezë sipas rezolutës 194 dhe Iniciativës Arabe të Paqes.

Bij guximtarë të popullit tonë,

Ne jemi duke ndjekur çast pas çasti zhvillimet më të fundit rreth situatës së krijuar, çka na bën të refelektojmë në formulimin të vendimeve dhe ndërmarrjen e hapave të përshtatshme në konsultim me vëllezërit dhe miqtë tanë.
Ky moment historik duhet të jetë një nxitje shtesë për të gjithë ne për të përshpejtuar dhe të intesifikuar përpjekjet për t’i dhënë fund ndarjes mes nesh, sepse rikthimi i unitetit kombëtar palestinez është garancia e plotë për triumfin e popullit tonë në luftën e tij për liri dhe pavarësi.

Në ditët në vijim ne do të ftojmë të gjitha organizatat dhe strukturat e ndryshme të udhëheqjes palestineze për mbajtjen e takimeve urgjente me qëllim ndjekjen e zhvillimeve. Njëkohësisht shumë shpejt do t’i bëjmë thirje Këshillit Qendror të Organizatës Çlirimtare të Palestinës për mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për të ftuar të gjitha fraksionet për të konfirmuar qëndrimin e unifikuar palestinez, dhe vënien para tij të gjitha opsionet e mundëshme.

Vëllezër dhe motra,

Kjo është Toka e Shenjtë, toka nga ku Profeti Muhamed (a.s) u ngjit në sferat më të larta qiellore, është djepi i Profetit Isa (Jezu Krishtit) (a.s), është vendi i prehjes së Profetit Ibrahim (a.s). Jeruzalemi është qyteti i paqes. Xhamia Al-Aksa është “Kibla” e parë për muslimanët dhe vendi i tretë më i shenjtë në Islam. Jeruzalemi është vendi ku ndodhet Kisha e Ringjalljes. Jeruzalemi është kryeqyteti i Shtetit Palestinës dhe ai është më i vjetër dhe më i madh sesa një hap apo vendim për t’i ndryshuar identitetin e tij arab.
Jeruzalemi i cili mbart mbi supe një histori, ku çdo cep i tij është dëshmitar për të, bashkë me xhamitë e tij, kishat e tij dhe bijtë e tij të palëkundur, është i imunizuar ndaj çdo lloj përpjekje për të fshirë dhe falsifikuar identitetin dhe historinë e këtij qyteti. Çdo komplot i cili synon këtë qytet të shenjtë, është i destinuar të shkatërrohet, sikurse ka ndodhur gjatë gjithë etapave të historisë.

Vendimi i sotëm i Presidentit Trump nuk do ta ndryshojë realitetin e qytetit të Jeruzalemit, dhe nuk do t’i japë asnjë legjitimitet Izraelit në këtë drejtim. Duke qenë se Jeruzalemi është një qytet palestinez arab ,i krishterë dhe mysliman, ai do të mbetet përjetë kryeqyteti i Shtetit të Palestinës.

Bij të popullit tonë,

Në sajë të rezistencës dhe besimit tonë të palëkundër për të drejtat dhe liritë tona, në sajë të unitetit tonë kombëtar, në sajë unifikimit të qëndrimeve me vëllezërit tanë të vendeve arabe dhe islamike dhe në saj të koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë, ne do të mbetemi një front i bashkuar për mbrojtjen e Jeruzalemit, Islamit, lirisë, të drejtave të popullit tanë si dhe për t’i dhënë fund pushtimit.

Lavdi martirëve tanë dhe familjeve të tyre, lavdi të burgosurve dhe të plagosurve tanë heronj dhe të guximshëm të cilët sakrifikuan për Palestinën dhe Jeruzalemin.

Rroftë Palestina!

Rroftë Jerusalemi si kryeqytet i Shtetit të lirë dhe arab të Palestinës.

Image may contain: 5 people, suit