Ambasadat në mbrojtje të SPAK pas sulmeve të Metës, reagon kreu i Partisë së Lirisë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencë për mediat është pyetur nëse kanë ndikuar deklaratat e ambasadave në qëndrimet e tij ndaj SPAK dhe kreut të tij, Altin Dumanit. Ai tha se qëndrimet e tij ndikohen vetëm nga bindjet e tij dhe nga e  vërteta, duke shtuar se ai tërhiqet dhe kërkon ndjesë vetëm deklaratat e bërë nuk janë të Dumanit, por të ndonjë sozie të tij.

Një shprehje e juaja thoshte; me qetësi dhe dashuri. Dashuria ka ikur prej kohësh, por duket se keni humbur dhe qetësinë. Për këto reagime ndaj Dumanit kanë reaguar dhe ambasadat. A ju kanë ndikuar qëndrimet tuaja dhe reagimet e ambasadave të huaja?

Meta: Në qëndrimet e mia ndikojnë vetëm bindjet e mua dhe e vërteta. Unë juve ju paraqita një deklaratë të Dumanit, në shqip dhe në anglisht. Nëse nuk është Dumani, por sozia e tij, sepse tani në këtë kohë të operacioneve plastike apo inteligjencës artificiale, atëherë unë kërkoj ndjesë.

Jam i bindur që ndërkombëtarët që kanë bërë deklarata, mund të kenë mundësinë t’i shikojnë se çfarë ka thënë Dumani. Nëse në vendet e tyre, Prokuroria është mbi Gjykatat, në mund të themi që na vjen keq për vendet tuaja.

Ata bëjnë mirë, që nëse iu është kërkuar ndihmë nga buburrecat e Edi Ramës, apo kryebuburreci në drejtësi, kjo nuk na habit se deklarata të tilla kanë bërë dhe disa miq të McGonigal që merrnin lekë dhe puse nate nga Rama. Nëse është Dumani si heq asnjë presje. Nëse është sozia që mund ta ketë bërë Berisha, me qëllim për të diskretituar SPAK, është gjë tjetër./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne