Media italiane: Ish-avokati i trafikantëve të drogës, Engjëll Agaçi, njeriu kyç në marrëveshjen Shqipëri-Itali për emigrantët

Gazeta italiane La Repubblica i ka kushtuar një artikull marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku tregon edhe shumë detaje në lidhje me këtë çështje. Sipas artikullit të gazetës, njeriu kyç i Paktit Itali-Shqipëri është një ish-avokat i narko-trafikantëve, për të cilin thuhet se ka qenë “në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”.

“Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”, thuhet nder te tjera ne shkrim. Marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët mund të kushtojë rreth 1 miliardë euro, pa zgjidhur asnjë problem dhe me rrezikun që një pjesë e këtyre parave të sekuestrohet nga një sipërmarrës i njohur italian, i cili mburret me kredi në Tiranë.

Por mbi të gjitha, njeriu kyç në marrëveshjen e kërkuar nga qeveria Meloni është Engjëll Agaçi, “sekretar i kryeministrit Edi Rama dhe ish-avokat i eksponentëve kryesorë të mafies shqiptare në Itali, në qendër të një tentative të bujshme për të korruptuar kreun e Interpolit të Romës”. Diçka e tillë do të zbulohet dhe mbështetet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 në Rai Tre Report, në një investigim nga gazetari Giorgio Mottola i cili flet edhe për çështjet ligjore të ministres Daniela Santanché, e cila ka nënshkruar edhe një marrëveshje me Tiranën. Raporti bëri llogaritjen e operacionit të emigrantëve në Shqipëri dhe zbuloi “një seri mospërputhjesh”./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne