Ambasadori i Rusisë në Shqipëri: Kushtuar kremtimit tё Ditës së Unitetit Kombëtar

Çdo vit, më 4 nëntor, në Rusi kremtohet festa shtetërore – Dita e Unitetit
Kombëtar. Kjo festë lidhet me çlirimin e Moskës më 4 nëntor 1612, me ndihmën e
milicisë vullnetare popullore me në krye Kuzma Minin dhe Knjazin Dmitry
Pozharsky, nga pushtuesit e huaj dhe përfundimin në Rusi të Periudhës së Zymtë
(Smuta) – periudhë që u karakterizua nga dobësimi i pushtetit qendror në fund të
shek. XVI dhe fillim të shek. XVII, nga qeverisja e të vetëshpallurve, nga
intervencioni polak dhe suedez, nga lufta e çifligarëve për pushtet, si edhe nga
bastisja e vendit.
Në fillim të shekullit XVII Rusia ishte në prag të humbjes së sovranitetit të saj
dhe mund të zhdukej përgjithmonë nga harta e Evropës dhe botës. Në vitin 1612
shteti më i fuqishëm në atë kohë në Evropën Lindore – Rech Pospolita – pushtoi
gjithë pjesën perëndimore të Rusisë. Fisnikët polakë plaçkisnin qytetet ruse,
vrisnin dhe torturonin banorët e tyre. Tokat veriore ishin zënë nga suedezët, ndërsa
qytetet tej Moskës ishin shkatërruar nga lufta civile. Rusia ndjente një nevojë të
mprehtë për njerëz të aftë që mund të bashkonin popullin në luftë kundër
pushtuesve. Protesta spontane kundër sundimit të polakëve shpërthyen në shumë
qytete, por ishin tregtari nga Nizhny Novgorod, Kuzma Minin dhe knjazi Dmitry
Pozharsky që me të vërtetë ngritën popullin në luftë. Nën udhëheqjen e tyre në
qytetin Jaroslavl u krijuan trupa popullore vullnetare, në thelb mbarëkombëtare, në
të cilën u përfshinë përfaqësues të shtresave, kombësive dhe besimeve të
ndryshme. Si rezultat i betejës së zhvilluar në verë të vitit 1612 pranë Moskës,
trupat popullore vullnetare korrën fitore dhe shpejt, më 4 nëntor, hynë triumfalisht
në portat e Kremlimit të Moskës, të çliruar nga polakët.
Kanë kaluar më shumë se katër shekuj, por kjo vepër e popullit vazhdon të
mahnisë me forcën e saj të madhe patriotike. Në një situatë kritike, njerëz të
besimeve dhe kombësive të ndryshme arritën të kuptonin se fati dhe e ardhmja e
Atdheut të tyre varej nga vetë ata. Ngjarjet dramatike të asaj kohe mbeten një

2
mësim i përjetshëm historik, një mësim për të gjithë brezat. Një rregull për të
ruajtur dhe për të mbrojtur me shenjtëri interesat tona kombëtare, një kujtesë se
harrimi i tyre mund të çojë në humnerën e shpërbërjes, në shkatërrimin e vendit, që
sovraniteti i tij ka të njëjtën vlerë themelore, si liria dhe demokracia. Sot Minin dhe
Pozharsky nderohen në Rusi si heronj. Një monument në nder të tyre është
vendosur në qendër të kryeqytetit rus – në Sheshin e Kuq, pranë Katedrales së
Shën Vasilit të Bekuar.
Shembuj, në të cilët njerëz të kombësive, besimeve të ndryshme u bashkuan
për shpëtimin e Atdheut të tyre dhe vendeve e popujve të tjerë vëllezër, në
historinë ruse ka jo pak. Këtu mund të përmend edhe rezistencën kundër pushtimit
të Napoleonit në vitin 1812, edhe zmbrapsjen e ndërhyrjes ushtarake të vendeve të
Antlantës (Britani e Madhe, Francë) gjatë Luftës Civile 1917-1922, edhe luftën
kundër pushtuesve gjermanofashistë në vitet e Luftës së Madhe Patriotike në 1941-
1945. Rimëkëmbja e vendit në periudhën e pasluftës ishte mbarëkombëtare, po
ashtu ishte rikthimi i tij në vendin e denjë mes fuqive kryesore botërore pas
shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991.
Sot Rusia sërish po përballet me sfida të vështira. Asaj, në thelb, iu shpall
luftë, dhe kjo ndodhi jo në shkurt të vitit 2022, madje as në vitin 2014, por shumë
më herët. Perëndimi po përdor Ukrainën si një mjet, duke e armatosur atë me çdo
mënyrë. Rusia sot po lufton për të drejtën e rusëve për të folur në gjuhën e tyre, për
të shkuar në Kishën Ortodokse Ruse, për të jetuar në një mjedis të sigurtë dhe për
të mos patur frikë për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Pas një pushtimi me forcë nga
nacionalistët ukrainas të pushtetit në Kiev, në vitin 2014, dhe fushatës agresive të
nisur kundër çdo gjëje ruse, përplasja e Rusisë me regjimin e ri, të formuar në
territorin e Ukrainës, ishte e pashmangshme. Rusia nuk mund të mbyllte sytë ndaj
shkeljes barbare të të drejtave të qytetarëve rusë dhe rusishtfolës (pas shpërbërjes
së Bashkimit Sovjetik këta të fundit u gjendën jashtë kufijve të territoreve
autoktone ruse) për të patur gjuhën, kulturën, zakonet dhe traditat e tyre, të cilat
regjimi i Kievit u përpoq t’ua rrëmbente me forcë. Të ashtuquajturit “miq” të

3
Ukrainës e çuan situatën deri në atë pikë, sa ajo u bë vdekjeprurëse për popullin rus
dhe vetëvrasëse për popullin ukrainas. Kjo është e qartë edhe nga karakteri i
veprimeve ushtarake gjatë kundërsulmit të dështuar të Kievit verën e këtij viti.
Komandantët e forcave të armatosura të Ukrainës i hodhën ukrainasit e thjeshtë si
dru në sobë, pa përfillur humbjet e mëdha.
Në vrullin rusofob Perëndimi po ushtron përpjekje titanike për izolimin e
Rusisë, demonizimin e udhëheqjes së saj, po bën gjithçka për “anulimin” e
kulturës, shkencës, sportit rus. Nën pretekste të ndryshme të trilluara ndaj Rusisë
po vendosen gjithnjë e më shumë sanksione të reja. Megjithatë, siç ka ndodhur jo
një herë në historinë e vendit, populli rus iu përgjigj të gjitha këtyre sfidave me
konsolidimin e shoqërisë, me ngritjen morale dhe shpirtërore.
Çdo komb i jep botës mësimin e tij dhe krijon trashëgiminë e tij unike. Për
Rusinë, kjo është bashkëjetesa e paqtë shumëshekullore, bashkimi i përfaqësuesve
të kombësive dhe besimeve të ndryshme për sigurimin e një zhvillimi të pavarur
dhe përparues. Në territorin e Rusisë bashkëkohore jetojnë 190 popuj dhe kombësi
(rusë, tatarë, bashkirë, çuvashë, çeçenë, kabardinas, jakutë, kallmikas, hantë,
karelë, etj.), të cilët flasin në 280 gjuhë dhe dialekte. Forca e Rusisë qëndron në
unitetin dhe diversitetin e saj. Kështu ishte, kështu është, kështu do të jetë
gjithmonë.

Nga: Ambasada Ruse ne Tirane

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne