Ambasadorja izraelite i kërkon Shqipërisë që të shpalli Hamasin organizatë terroriste

Ambasadorja Izraelite në Tiranë Galit Peleg i ka kërkuar Shqipërisë të shpallë Hamasin organizatë terroriste.

Në një intervistë Islamofobja Peleg kërkoi të mos barazohen sulmet e Hamas me ato të Izraelit pavarësht se ky i fundit qëllon ndaj shtëpive dhe njerzve të pafajshëm duke injoruar shifrat që flasin për mbi 300 fëmijë palestinezë të vrarë.

Teksa shprehu falenderime ndaj krerëve islamofob të shtetit shqiptar për mbështetjen, ambasadorja islamofobe izraelite kërkoi nga shteti që të ndërmarrë hapa konkrete dhe se Izraeli do aksion ligjor kundër Hamasit.

Peleg konfirmoi se mbështetja e Shtetit shqiptar dhe drejtuesve të tij, që paguhen nga taksat e mbi 90% të popullsisë muslimane i japin kurajo izraelit në luftën ndaj Palestinës dhe muslimanëve.

“I kam kërkuar qeverisë shqiptare që ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ka shumë shtete që e kanë bërë këtë, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia etj. Për është shumë domethënëse, sepse në momentin që e vendos në këtë listë, atëherë i bllokon të gjitha aktivitetet në vend. Të gjithë e thonë dhe ne jemi dakord, por duhet dhe ligjërisht që Hamas të konsiderohet organizatë terroriste. Duhet të shikojmë aksione. Por pozita e qeverisë tuaj është, shumë mbështetëse ndaj Izraelit. Politika juaj e kupton shumë mirë pozicionin tonë, dhe çfarë po ndodh. Ata ishin ndër të parët që e dënuan sulmin. Presidenti juaj, kryeministri, kryetarja e parlamentit, ministri i jashtëm, deputetë nga Partia Socialiste apo nga ajo demokratike më kanë shkruar duke më dhënë suport. Por jo vetëm, edhe njerëzit në rrugë me japin suport, dhe besoj e kuptojnë shumë mirë që ky ishte sulm terrorist. Por më duhet ta them se kjo mbështetje na jep shumë kurajo. Edhe pse zemra ime është në Izrael dhe do të doja të isha atje, një vend i dytë që ndihem shumë mirë është Shqipëria. Ndihem si në shtëpinë time këtu. Njerëzit e kuptojnë dhe kjo është gjë e mirë. Ne kemi patur edhe shumë mbështetje nga Shqipëria në Këshillin e Sigurisë dhe mendoj se populli dhe qeveria shqiptare do të na qëndrojnë pranë edhe në këto kohë të vështira”. /GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne