“Na keni mbështetur”, Kemi besim se Shqipëria do shpallë Hamasin organizatë terroriste

Ambasadorja Izraelite Galit Peleg është e bindur që shqipëria do ta shpallë Hamasin si organizatë terroriste.

Pasi nxorri në publik për herë të parë kërkesën që Izraeli i ka bërë Tiranës zyrtare, Islamofobja Peleg shpreh bindjen se qeveria dhe insitucionet shqiptare do reagojnë në mënyrë konkrete dhe me fakte.

Për Ambasadoren e vendit që ka nisur një spastrim etnik në Gaza, Shqipëria, edhe pse me shumicë muslimane, do të veprojë njësoj si SHBA, Britania e Madhe apo vende të tjera, por kërkon që të dalë nga kursi europian që nuk e ka bërë një gjë të tillë.

Katolikët në krye të shtetit nuk kanë reaguar ende për këtë kërkesë, por ambasadorja islamofobe u shpreh e bindur në mbështetjen e shqipërisë për Izraelin edhe në këtë hap të radhës, që shkon kundër muslimanëve të shqipërisë.

“I kam kërkuar qeverisë shqiptare që ta shpallë Hamasin organizatë terroriste, ka shumë shtete që e kanë bërë këtë, ShBA, Mbretëria e Bashkuar, Japonia etj. Për është shumë domethënëse, sepse në momentin që e vendos në këtë listë, atëherë i bllokon të gjitha aktivitetet në vend. Të gjithë e thonë dhe ne jemi dakord, por duhet dhe ligjërisht që Hamas të konsiderohet organizatë terroriste. Duhet të shikojmë aksione. Por pozita e qeverisë tuaj është, shumë mbështetëse ndaj Izraelit. Politika juaj e kupton shumë mirë pozicionin tonë, dhe çfarë po ndodh. Ata ishin ndër të parët që e dënuan sulmin. Presidenti juaj, kryeministri, kryetarja e parlamentit, ministri i jashtëm, deputetë nga Partia Socialiste apo nga ajo demokratike më kanë shkruar duke më dhënë suport. Por jo vetëm, edhe njerëzit në rrugë me japin suport, dhe besoj e kuptojnë shumë mirë që ky ishte sulm terrorist. Por më duhet ta them se kjo mbështetje na jep shumë kurajo. Edhe pse zemra ime është në Izrael dhe do të doja të isha atje, një vend i dytë që ndihem shumë mirë është Shqipëria. Ndihem si në shtëpinë time këtu. Njerëzit e kuptojnë dhe kjo është gjë e mirë. Ne kemi patur edhe shumë mbështetje nga Shqipëria në Këshillin e Sigurisë dhe mendoj se populli dhe qeveria shqiptare do të na qëndrojnë pranë edhe në këto kohë të vështir”, tha Peleg, ambasadorja që nuk la politikan pa takuar dhe kërkuar mbështetje për Izraelin.

Më herët Peleg kërkoi që sulmet e izraelit të mos barazohen me ato të Hamas, edhe pse e di që dhuna dhe pushtimi Izraelit për vite me radhë i palëstinës është shkaktari kryesor i luftës./GazetaImpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne