Ish-ministrja islamofobe kundër muslimanëve: Kosova të shpallë Hamas organizatë terroriste!

Ish-Ministrja e Jashtme islamofobe Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar që qeveria e Kosovës të shpallë Hamas Organizatë terroriste.

Ish- Ministrja në qeverinë e Abdullah Hotit, kërkon që shteti i saj, me popullsi muslimane të dalë kundër palestinës dhe të mbështesë Izraelin pushtues vetëm për të ndjekur politikën e SHBA, madje pa humbur kohë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me Flamurin e Kosovës dhe Izraelit, islamofobja Haradinaj-Stublla është e para politikane që kërkon një masë të tillë në Kosovë.

Statusi i saj në facebook:

🇽🇰🇮🇱
Në linjë me politikën e jashtme të SHBA dhe BE, Kosova duhet të shpallë ‘Hamas’ organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës pa humbur kohë, siç kemi bërë edhe me dy krahët politik e ushtarak të ‘Hezbollah’ në vitin 2020.

/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne