Amir Abdulahjan: Bota është dëshmitare e krimeve të regjimit sionist kundër popullatës civile të Gazës

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit në konferencën për shtyp të përbashkët me ministren e punëve të jashtme të Afrikës së Jugut, theksoi: “Sot bota është dëshmitare e krimeve të regjimit aparteid dhe fëmijëvrasës sionist kundër popullatës civile të Gazës”.

Naldi Pandur, ministrja e punëve të jashtme të Afrikës së Jugut, e cila sot në krye të një delegacioni zyrtar arriti për një vizitë në Teheran, u takua dhe bisedoi me Husejn Amir Abdulahjan, ministrin e punëve të jashtme të Iranit.

Të dy palët pas këtij takimi, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën Amir Abdulahjan deklaroi: “Sot përveç çështjeve që i përkasin marrëdhënieve bilaterale, kemi biseduar edhe në lidhje me çështje dhe zhvillimet në Rripin e Gazës dhe vlerësojmë pozitivisht qëndrimet e Afrikës së Jugut në mbështetje të popullit të Palestinës dhe në kundërshtimin e regjimit aparteid sionist”.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ministri i punëve të jashtme të Iranit në këtë konferencë për shtyp tha: “Me ftesë të presidentit të Afrikës së Jugut, do të kemi edhe zhvillimin e vizitës së Sejed Ebrahim Raisi, presidentit të Republikës Islamike të Iranit, në Afrikën e Jugut dhe gjatë kësaj vizite presidentët e të dy vendeve do të nënshkruajnë dokumente të marrëveshjeve të arritura mes autoriteteve të dy palëve”.

Amir Abdulahjan duke vënë në dukje zhvillimet në territoret e pushtuara, deklaroi: “Joe Biden, presidenti i Amerikës, në mënyrë të nxituar ka shkuar në Tel Avivi dhe ka deklaruar mbështetjen ndaj një regjimi i cili po vret popullatën civile, po bombardon spitale dhe qendra banimi, si dhe zyrtarisht ka deklaruar se do të dërgojë me qindra avionë për vrasjen e popullatës palestineze në Rripin e Gazës, kurse në një fjali qesharake thotë se do të dërgojmë 20 kamion me ndihma humanitare në Gaza!!”.

Ministri i jashtëm i Iranit tha: “Sot, Amerika ka hyrë në një luftë zëvendësuese kundër popullatës civile të Rripit të Gazës dhe duhet thënë se sot rajoni është bërë si një fuçi baruti dhe çfarëdo lloj llogaritje e gabuar, gjenocidi dhe shpërngulje e dhunshme e popullatës palestineze nga Rripi i Gazës, mund të ketë pasoja të rënda edhe për rajonin, por edhe palët luftënxitëse”.

Amir Abdulahjan theksoi: “Ne paralajmërojmë Amerikën dhe regjimin sionist që nëse nuk i ndalin në mënyrë urgjente krimet kundër njerëzimit në Gaza, në çdo çast mund të ndodhë çdo gjë, situata në rajon mund të dalë nga kontrolli dhe me siguri që tymi i këtij zjarri do të shkojë në sytë e luftënxitësve”.

Ministrja e punëve të jashtme të Afrikës së Jugut gjatë kësaj konference për shtyp, ndër të tjera theksoi: “Populli palestinezë nuk gëzon të drejtat e njeriut dhe vendi i këtij populli është pushtuar”./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne