Amsterdami kthehet në ‘fushë-betejë’, protestuesit pro-palestinezë rrahin brutalisht tifozët izraelitë

Qindra tifozë të skuadrës së futbollit izraelit Maccabi Tel Aviv u sulmuan rëndë nga disa protestues pro palestinezë mbrëmjen e së enjtes në Amsterdam. Ngjarja ndodhi teksa ata largoheshin nga stadiumi pas një ndeshjeje në Europa League kundër skuadrës holandeze Ajax, raportojnë mediat e huaja.

Përleshjet dyshohet se shpërthyen pavarësisht nga ndalimi i një demonstrate pro-palestineze nga kryebashkiaku i Amsterdamit Femke Halsema, i cili kishte frikë se do të shpërthente dhuna midis protestuesve dhe mbështetësve të klubit izraelit të futbollit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi që dy avionë të dërgoheshin në kryeqytetin holandez për të marrë izraelitët në shtëpi.

“Kryeministri ka urdhëruar që dy avionë të shpëtimit të dërgohen menjëherë në ndihmë të qytetarëve tanë”, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij./sot

https://x.com/MaccabiTLVFC?ref_src=twsrc%5Etfw 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress