Mbërrijnë 8 emigrantë nga Italia në kampin e Gjadrit, avokati Petraj: Siguria e jashtme e ambientit, përgjegjësi e jona

Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive, u shpreh se kampi në Gjadër do të funksionojë normalisht bazuar në marrëveshjen e berë me qeverinë Meloni.

Ai tha se kampi ka kushte dhe emigrantët do të marrin të gjithë shërbimet e nevojshme.

Sipas Petrajt, siguria e brendshme e kampit është përgjegjësi e Italisë, ndërsa siguria e ambientit të jashtëm është përgjegjësi e Shqipërisë.

“Qeveria Meloni është duke përgatitur një ligj të posaçëm dhe pasojat mund të dalin më mbrapa. Kampi do të funksionojë normalisht dhe të gjithë emigrantët që do të hyjnë, ata që do të kapen do të përcillen për në Itali. Prandaj, po sillen dhe pak persona, në mënyrë që të kontrollohen.

Kampi është territor italian dhe ata që vijnë marrin shërbimin bazë, ushqime, fjete dhe siguri.

E di çfarë më bën për të qeshur në këtë situatë? Që Italia harxhon kaq shumë për këto kampe me kushte akomoduese dhe shumë të mira, që janë më mirë se burgjet tona. Pastaj, asnjëri nuk do të donte të ikte.

Ky kamp është nën administrimin e veçantë të marrëveshjes të firmosur, ku Italia ka autoritetin e sigurisë së brendshme të kampit, kurse Shqipëria i përgjigjet sigurisë së jashtme. Pra, në veçanti Italia ka përgjegjësinë e administrimit të emigrantëve dhe kjo strukturë krijon një mekanizëm të veçantë në zbatim me marrëveshjen”, u shpreh ai./sot

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress