Armëpushimi Iran-Izrael po mbahet nën presionin e Trump, shpresë për një fund të luftës mes dy armiqve të përbetuar

Një armëpushim i pasigurt filloi të zbatohet mes Izraelit dhe Iranit të martën nën presionin e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke rritur shpresat për një fund të konfrontimit më të madh ushtarak ndonjëherë midis armiqve të përbetuar në Lindjen e Mesme.

Trump i qortoi të dyja palët për shkeljet e hershme të armëpushimit që njoftoi në orën 05:00, por drejtoi kritika veçanërisht të ashpra ndaj aleatit të ngushtë të Uashingtonit, Izraelit, për shkallën e sulmeve të tij, duke i thënë atij të “qetësohet tani”.

Shenjat për një armëpushim të respektuar nga të dyja palët janë dhënë menjëherë, pasi një pjesë e hapësirave ajrore të të dy vendeve, si Izraelit, ashtu edhe Iranit, janë hapur. Megjithatë, rolin e “arbitrit” duket se po e bën personalisht Trumo, i cili ka udhëtuar në Hagë për të marrë pjesë në samitin e NATO-s./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne