Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, jeton në zonën e Astirit në Tiranë. Familjarët shprehen për Report Tv se nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisje.
Arratisja e të dënuarit për dhunë në familje nga burgu i Shënkollit, 3 punonjës në pranga! Ja zonat ku po kërkohet 49-vjeçari .
TIRANË-Familja e të arratisurit nga burgu i Shënkollit, Daut Laze, jeton në zonën e Astirit në Tiranë.
Familjarët shprehen për Report Tv se nuk kanë dijeni se ku ndodhet ai, pasi nuk kanë pasur asnjë kontakt me të që në momentin që janë njoftuar për arratisje.
Pas lajmërimit të arratisjes, Komisariati nr. 6 ka marrë menjëherë kontakt me familjen, në kërkim të informacioneve më të plota për vendndodhje të mundshme.
Nuk jemi lidhur me djalin, ska telefonuar. Nuk kemi asnjë haberë fare, po të kisha do thosha’, thanë familjarët.
Daut Laze njihet si person besimtar, dhe kontrolle janë ushtruar edhe në Tiranë, përfshirë edhe xhamitë nëpër Tiranë, por deri tani nuk është gjetur
Daut Laze vuante dënimin në burgun e Shënkollit në Lezhë, të shndërruar prej më shumë se 2 vitesh, në strehën e përkohshme të të burgosurve me probleme të shëndetit mendor. Mbrëmjen e 3 shkurtit 49-vjeçari nga Çorovoda, ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve në spitalin e burgut. I dënuari me mjekim të detyruar, ka mundur të largohet nga rrethimi i institucionit të posaçëm mjekësor brenda burgut, duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re vetëm në orët e para të mëngjesit të 4 shkurtit gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit.
49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, ndaj blutë ofruan shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në zbulimin e vendit ku Daut Laze po fshihet, por ende nuk ka asnjë gjurmë të tij./ReportTV