Arrestohen 11 persona në protestat antiqeveritare në Tel Aviv

Policia izraelite arrestoi 11 persona në demonstratat antiqeveritare në kryeqytetin Tel Aviv. Policia izraelite ndërhyri në demonstratat kundër qeverisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu, të cilat u mbajtën në sheshin Kaplan në Tel Aviv, shkruan gazeta “Yedioth Ahronoth”.

Në lajm thuhet se policia ka ndaluar 11 persona me akuzën e “provokimit të demonstruesve dhe shkeljes së rendit”.

Tel Avivi ishte vendi i tre protestave të veçanta mbrëmë.

Një grup izraelit që kundërshton sulmet izraelite në Gaza u mblodh pranë ndërtesës së Ministrisë së Mbrojtjes në Tel Aviv. Demonstruesit shpalosën një pankartë ku shkruhej “Ndaloni zjarrin tani” dhe mbanin pankarta ku shkruhej “Deri kur?”, “Ndaloni terrorizmin e kolonëve në Bregun Perëndimor” dhe “Jetët e palestinezëve kanë rëndësi”.

Disa orë më vonë, një grup tjetër prej njëqind personash erdhi në të njëjtën zonë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Netanyahut./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne