Atentati në Kurbin/ Merren në pyetje punonjës të firmës: Ishin disa autorë të maskuar, ja si ndodhi vrasja

Disa punonjës të firmës së inerteve në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku ditën e djeshme ndodhi atentati me pasojë humbjen e jetës së ekonomistit, janë marrë në pyetje nga policia. Punonjësit ishin prezent gjatë ngjarjes ndërsa mësohet se atentatorët ishin katër persona të maskuar të cilët kanë ndaluar automjetin te porta e firmës. Tre prej tyre i janë afruar objektivit pranë zyrave të kompanisë.

Sapo Gjeloshi ka mbërritur tek dera e zyrës bashkë me ekonomistin Selman Mihana, autorët kanë hapur zjarr ndaj tyre. Në vendin e ngjarje policia mblodhi mbi 15 gëzhoja.

Momentalisht shkaqet e kësaj ngjarjeje vijojnë të mbeten të paqarta. Prokuroria po heton në disa pista në konfliktet e pronarit të firmës së inerteve, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës në kryeqytet./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne