ASEAN dënon sulmet kundër civilëve në Gaza

Ministrat e jashtëm të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) dënuan sot sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat kanë çuar në vrasjen e më shumë se 39.000 palestinezëve që nga tetori i vitit të kaluar.

Në një komunikatë të përbashkët të samitit në Vientiane, kryeqyteti i Laosit, ministrat e jashtëm të ASEAN-it shprehën gjithashtu “shqetësim të madh” për situatën humanitare në enklavën e bllokuar.

“Ne dënuam të gjitha sulmet kundër civilëve dhe infrastrukturës civile, të cilat kanë rezultuar në një numër alarmues viktimash, veçanërisht gra dhe fëmijë, akses të kufizuar në ushqim, ujë dhe nevoja të tjera themelore, duke çuar në përkeqësimin e mëtejshëm të krizës humanitare në Gaza”, thuhet në komunikatë.

Ata gjithashtu u bënë thirrje të gjitha palëve përkatëse për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne