Ashpërsohen tensionet, Kurti thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Raportet mes Prishtinës dhe Beogradit vijojnë të tensionohen pas rrëmbimit të 3 policëve në veri. Mësohet se kryeministri Albin Kurti ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Takimi do të mbahet nesër në mëngjes. Kurti ka thirrit në takim të gjithë krerët e shtetit dhe ushtrisë për të diskutuar mbi situatën.

Me anë të një postimi të bërë në gjuhen angleze në rrjetin social “Twitter”, Kurti kërkon lirimin e menjëhershëm të efektivëve dhe shtoi se komiteti ndërkombëtar duhet të denoncojë këto akte.

Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, shkruan Kurti.

Nga ana tjetër Kosova ka vendosur të shtojë masat kufizuese. Më herët u bë e ditur se janë bllokuar mallrat serbe të futen në Kosovë. Ndërkohë bëhet me dije se është marrë vendimi që të mos lejohet të futen në Kosovë makinat me targa serbe. Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se pas ngjarjes që ndodhi të mërkurën në vijën kufitare me Serbinë, institucionet e Kosovës kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare.

Për arsye të sigurisë, institucionet kanë vendosur që të rrisin nivelin e kontrolleve kufitare. Andaj, si hap i menjëhershëm është vendosur që të ndalohet hyrja e automjeteve me targa të Serbisë në Republikën e Kosovës, teksa vazhdon analizimi i situatës nga institucionet e sigurisë. Veprimet e radhës do të merren bazë të rekomandimeve të institucioneve të rendit”, tha Kryeziu.

Policia e Kosovës tha sot se tre pjesëtarë të saj janë arrestuar nga autoritetet serbe në afërsi të kufirit me Serbinë.

Policia tha se forcat paqeruajtëse të NATO-s janë informuar dhe po trajtojnë rastin. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shkroi në rrjetet sociale se “rrëmbimi i tre zyrtarëve policorë brenda territorit të Republikës së Kosovës është agresion nga ana e Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se “hyrja e forcave të Serbisë në territorin e Kosovës është agresion dhe synim për destabilizim të vendit”.

Serbia pretendon se ata kishin kaluar kufirin, por Kosova pretendon se forcat serbe hynë në territorin e saj.

Burimi: Pamfleti

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne