Asi nën mëngë i Ramës/ Si ka ndryshuar pasuria e Sokol Çomos në pesë vite

Vettingu  konsiderohet si shpresë për drejtësinë. Dhe në fakt kështu duhet të jetë, Por, po bëjnë Vetting njerëz që nuk kanë kaluar vetë më parë në këtë proces.

Janë disa njerëz që pjesa më e madhe e tyre ka lidhje me Qeverinë, me Rilindjen dhe qytetarët presin prej tyre që të bëjnë Vettingun.

Sokol Çomo është një nga asët në mëngën e kryeministrit Edi Ram, i cili dyshohet se e përdor sipas rastit apo interesave politik.

Kujtojmë se Çomo ishte i preferuari i kreut të Qeverisë si Kryetar i Gjykatës së Apelit në Tiranë për ta emëruar më tej në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit.

Prej disa vitesh Çomo ka qenë edhe pedagog i jashtëm në shkollën e Magjistraturës, ndërsa më herët me 10.10.2013, ai ka qenë emëruar në KLD, në pozicionin e anëtarit.

Vettingun duket se ia ka bërë kryemininistri dhe i ka dalë  pozitiv, derisa e çoi në KPA.  Në fakt do të ishte mirë që njerëzit e Vettingut të mos kishin lidhje me politikën, por nëse do të zbatohej një parim i tillë, një pjesë e madhe komisionerëve të Vettingut  si në KPK ashtu dhe në KPA, nuk do të ishin fare pjesë e këtij procesi.

CNA.al ka bërë një vëzhgim, mbi të dhënat e ILDKPKI-së, në lidhje me pasurinë e “asit nën mëngë  të Ramës”, Sokol Çomos, nga viti 2013 kur është emëruar në KLD, deri në vitin 2018.

Në vitin 2013 ai deklaron se ka marrë të ardhura në formën e shpërblimit të paktën në tetë institucione, ka disa gjendje llogarie.  Por nga ana tjetër flet për një kredi 5 000 000 lekë, që duket si kredi sociale dhe që ngjall dyshime. Sidoqoftë Çomo duket se ia vjelur frytet politikës. Të qenit as nën mëngë, ka rezultuar pozitiv për të.

Ndërsa pas 5 vitesh, në vitin  2018, ai deklaron një autoveturë të tipit Mercedez Benz, C Class, C 220 CD1 viti i prodhimit 2009, blerë me kontratë shitblerje automjeti te 23.11.2018, në shumën 500,000 Lekë një apartament në Tiranë, që thotë se e ka trashëgimi si dhe [asuri të patundshme në Lushnje.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Sokol Çomo.

Viti 2013

Apartament banimi me sipërfaqe 95 46 m2; çmimi i blerjes 5.000 000 lekë; rivlerësuar në vitin 2013 në vlerën 16 825.200 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 10.10.2013 është 50 204, 93 lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 10.10.2013 është 1.797  lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 10.10.2013 është në shumat 119.009,40 uro, 5.82 euro dhe 41.91 dollarë.

Gjendja e llogarisë me datë 10.10.2013 është në shumat 1.962 31 lekë dhe 12.93 euro.

Paga si Drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë më Probleme ne ALBANIA” SHA, në shumën 2.132.022.

Shpërblim si pedagog i jashtëm, udhëheqës teme pranë Shkollës së Magjistraturës, Tiranë, në shumën 130 500 lekë.

Shpërblim si President i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, në shumn 567 00  lekë.

Shpërblim si anëtar i Bordtit të Fondacionit SOROS, në shumën  90,000  lekë.

Shpërblim si ekspert i Qendrës Shqiptare pqr Studime dhe Trajnime Jurididike ACLTS, Tirane në shumën 36.000 lekë.

Shperblim si anëtar i Këshillit Mbikqyrës në një Bankë, gjatë vitit 2012) në shumën  1.800 euro.

Shpërblim si ekspert trajnimi i Shoqatës Shqiptare të Bankave  në shumën 18.000 lekë.

Shpërblim si ekspert trajnimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësore Privat, në shumën  36.000 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë  pranë Gjykates Kushtetuese, në shumën 1 041 917 lekë.

Kredimarrës kryesor për kredi për blerje apartamenti, në shumën 5.000.000  Lek, me 3% interes, me afat ptr shlyerjen 25 vite ( Fillon me 1 janar 2000 dhe përfundon me 29 shtator 2025, në shumën 2.871.226,22  lekë.

Bashkëkredimarrës me kredi personale të kredimarrëses kryesore Alma Çomo (bashkeshortja) në shumën 1 000.000 lek, me interes të variueshëm 14 9% (për tre vitet e para). Afati i shlyerjes 84 muaj uga data e nënshkrimit 20 korrik 2012. Shuma e paguar është 900 273, 28 lekë.

Debi në kartën e krditit, 54 43 lekë.

Apartament banimi me sipërfaqe  95.46 m2; Çmimi i blerjes është 5.000.000  lekë; rivleresuar në vitin 2013 në vlerën 16 825 200 lekë.

Paga e bashkëshortes si  Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Giykatës Kushtetuese, në shumën1 041 917  lekë.

Kredi personale  e bashkëshortes në shumën 900 273 28 lekë.

Viti 2013 (Deklarata vjetore)

Gjendja e Ilogarisë me datë 31.12.2613, në shumën 404,100.30 lekë.

Gjendja e llogarise me data 31.12.2013 në SHA, në shumën 35.06 Euro.

Gjendja e llogarise me date 31.12.2013 ne Albania” SHA, në shumat 558,941.40 lekë, 5.82 Euro 41.91 dollarë.

Gjendja me datë 31.12.2013 në shumën 9.95 Euro.

Paga si Drejtues i Zyres Ligjore për Kreditë me Probleme në ALBANIA” SHA, në shumën 976,928  Lekë.

Shpërblim për Mbledhje si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtesisë, në shumën 18,000 Lekë.

Shpërblim si President i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 180,000  Lekë.

Shpërblim si Anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare të Avokatisë në shumën 120,500 lekë.

Paga e bashkëshortes si Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe Jashtë pranë Giykatës Kushtetuese,  58,834 lekë.

Viti 2014

Bashkëpronar në pjesë takuese të pandarë në pasuritë e paluajtshne, e llojit pyll, në Lushnje, me sipërfaqe fatale 1.157.559,5 m2

Gjendja e Ilogarisë me date 31.12.2014 në 65.924,95 lekë.

Gjendja e llogarise me datë 31.12.2014 në 2.230,40 Lekë,  405,82 Euro  dhe 41,91 dollarë.

Depozite bankare “Fonde për të  ardhmen e fëmijës” në emër të fëmijës, në 20.000 Lekë.

Paga dhe shërblimet nga Puna si Drejtues i ‘Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme me 3.256.578  lekë.

Shpërblim (honorar) neto si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë 112.200 Lekë.

Shpërblim si President i Komisionit të Disiplines grant Federates Shqiptare te Futbollit në shumën 747.000 lekë.

Shpërblim neto si Anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare të Avokatisë dhe pedagog i Shkollës Kombëtare të Avokatisë në shumën 605.000 lek.

Shpërblim neto si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës, ekspert seminari në shumën 191.700 lekë.

Shpërblim nga Shoqata Shqiptare e Bankave (AAR) si ekspert trajnimi 57.600 Lekë,

Shpërblim neto nga Universiteti “Luarasi” si lektor në shumën 25.165 lekë.

Paga neto e bashkëshortes nga puna si Drejtore e Marredhenieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Gjykates Kushtetuese dhe te ardhurat neto nga Dega e Sigurimeve Shoqërore për leje lindje në shumat 531.201 lekë dhe 452.500  lekë.

Viti 2015

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2015 në shumën 2.024,52  lekë.

Gjendja e llogarisë me datë 31.12 2015 në -865.09 Lekë, -0.18 Euro dhe  35.91 dollarë.

Paga dhe shpërblime si drejtues i  Zyrës Ligjore për Kreditë me probleme shumën 1.859.543 lekë.

Shpërblimet,  honorare neto si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në shumën 102.000  Lekë.

Shpërblime si Kryetar i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 697.000 lekë.

Shpërblim neto si Anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare te Aëkatise dhe pedagog i Shkolles Kombetare te Avokatisë në shumën  595.000 lekë.

Shpërblim neto si anëtar komisioni, hartim tezash dhe udhëheqës teme, në shumën 59.075 4 lekë.

Të ardhura si avokat në shumën 856.880 lekë.

Paga neto e bashkëshortes nga puna si Drejtore e Marredhenieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Gjykates Kushtetuese dhe te ardhurat neto nga Dega e Sigurimeve Shoqërore për leje lindje në shumat 502 839 lekë dhe 738 992 lekë.

Viti 2016

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2016  në shumën 12.462,97 lekë.

Shperblim (honorar) neto si Anëtar i Keshillit të Lartë të Drejtësisë 68.000 Lekë.

Shpërblim neto si President i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 705.500 lekë.

Shpërblim neto si Anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare të Avokatisë 306.000 lekë.

Shpërblim neto si pedagog i jashtëm i Shkollës së Magjistraturës 104.930 Lekë.

Të ardhura neto nga aktiviteti privat si avokat 3.549364 lekë.

Paga neto e bashkëshortes nga puna si Drejtore e Marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë pranë Gjykates Kushtetuese 1.015.206 lekë.

Kredimarrës kryesor ne kredi per blerje apartamenti në shumën 5.000.000  Lekë, me 3% interes ne vit, me afat per shlyerjen 25 vjet. Fillon me 1 janar 2000 dhe përfundon me 29 shtator 2025.

Paguar gjate vitit 2016 principal dhe interes, në shumen 285.180  Lekë  dhe papaguar 2.193.303 Lekë.

Bashkëkredimarres ne kredi personale të kredimarrëses kryesore Alma Çomo (bashkëshortja), në shumën 940.000  Lekë, me afat 60 muaj nga data e disbursimit të parë, sipas kontratës së lidhur me datë 12.05.2016. Me një pjesë të kësaj kredie bankare është paguar detyrimi i mbetur nga kontrata e kredisë së mëparshme të lidhur nga kredimarresja Alma Çomo me datë 20 korrik 2012.

Paguar gjatë vitit 2016 principal dhe interës, në shuëen 111.413 Lekë dhe papaguar 863.210 Lekë.

Balanca në kartën e kreditit të lëshuar me limit 400 (katerqind) Euro (me kesh kolateral), – 186,62 Euro.

Viti 2017

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2017 në shumën 582,70 Lekë.

Shpërblim (honorar) neto si Anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 25.500 lekë.

Page neto si Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, 1.716.194 lekë.

Shpërblim  si Anëtar i Komitetit Shkencor të Shkollës Kombëtare të Avokatisë dhe mësimdhënie në Shkollën e Avokatisë në shumën 331.500 lekë.

Shpërblim si pedagog i jashtëm, udhëheqës teme dhe anëtar i Komisionit të Vlerësimit pranë Shkollës së Magjistraturës, 241.337 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat si avokat, 2.593.260 Lekë.

Shpërblim neto si President i Komisionit të Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, 433 500 lekë.

Paga neto e bashkëshortes nga puna si Drejtore e Marrëdhenieve me Publikun pranë GJK,  1 078.650 lekë.

Viti 2018

Autoveturë e tipit Mercedez Benz, C Class, C 220 CD1 viti i prodhimit 2009, blerë me kontratë shitblerje automjeti te 23.11.2018, në shumën 500,000 Lekë.

1/6 pjesë takuese në bashkëpronësi, në pasurinë e paluajtshme e llojit Apartament në Tiranë e trashëguar nga nëna.

1/2 e 280/45360 të pjesës takuese të pandarë në bashkëpronësi, e trashëguar më Lushnje, me sipërfaqe totale 1,157,559.5 m2.

1/2 e 280/45360 pjesë takuese të pandarë në bashkëpronësi, e trashëguar  pasurinë e paluajtshme e llojit truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe trualli 287,6 m2, nga e cila sipërfaqe e zënë me ndërtime është 239,5 m2, kurse pjesa  tjetër  41 m2 është truall i lirë.

Sipërfaqja 1/2 e 1/3 pjesë takuese (16,6 %) , ndërtimore përbëhet nga nje objekt 1 katësh me sipërfaqe 78.8 m2 (aktualisht ky objekt nuk ekziston) dhe nga një pjesë e objektit 2 katësh e cila ka në katin përdhe një siperfaqe prej 160,7 m2, kurse në katin e ka një siperfaqe prej 209,3 m2.

Gjendja e llogarisë me datë 31.12.2018 në shumën 34 238 lekë.

Gjendje në Cash jashtë sistemit bankar, 500,000 Lekë.

Paga neto  dhe shpërblim si Gjyqtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, në shumën 3.854,376 Lekë.

Shpërblim neto si pedagog i jashtëm pranë Shkollës së Magjistraturës në shumën 118.051 lekë.

Paga neto e bashkëshortes nga puna si Drejtore e marrëdhënieve me Publikun dhe me Jashtë prane Gjykates Kushtetuese, në shumën  1,275.172  Lekë./CNA.al

 

 

burimi:/cna

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne