“Asnjë justifikim” për kryengritjen e Wagner – udhëheqësi çeçen Kadirov

Ramzan Kadyrov e ka cilesuar Evgeny Prigozhin si tradhtar, ndërsa është zotuar se do të bëjë më të mirën për të rivendosur rendin.

Kryengritja e shefit të Wagner, Evgeny Prigozhin është një “tradhti e shëmtuar” dhe duhet të shuhet për të mbrojtur unitetin rus mes konfliktit në Ukrainë, ka thënë kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov.

Në një postim në Telegram të shtunën, udhëheqësi çeçen ju drejtua  ashpër kreut të kompanisë private ushtarake, duke denoncuar veprimet e tij si “një thikë në shpinë” dhe “një kryengritje të vërtetë ushtarake”.

Kadyrov deklaroi se jemi  në konflikt te armatosur nuk është koha për mëri personale, duke thënë se “prapavija duhet të jetë gjithmonë e sigurt “. “Vetëm imagjinoni se çfarë ndjejnë djemtë në llogore tani, me fytyrën nga armiku dhe me shpinën ndaj një pabesie te tille.”

Udhëheqësi çeçen shtoi se veprimet e Wagner mund të rezultojnë vetëm në “pasoja të përgjakshme”.

Kadyrov shprehu gjithashtu mbështetjen e tij të plotë për presidentin rus Vladimir Putin, i cili disa orë më parë e quajti kryengritjen e Prigozhin “një thikë pas shpine” dhe bëri thirrje për unitet kombëtar.

Si komandanti suprem i Rusisë, Putin e sheh të gjithë peizazhin e konfliktit me Kievin dhe kishte absolutisht të drejtë që e quajti trazirat “një kryengritje ushtarake”, tha Kadyrov. “Nuk ka asnjë justifikim për veprime të tilla.”

Udhëheqësi çeçen vazhdoi t’u drejtohej anëtarëve të shërbimit rus, duke u kërkuar atyre “të mos bien pre e akteve provokuese”, duke vënë në dukje se kryengritja tashmë po shfrytëzohet nga kundërshtarët e huaj të Moskës.

Sipas Kadyrov, anëtarët çeçenë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës Kombëtare tashmë janë nisur drejt rajoneve ku tensionet janë të larta. “Kryengritja duhet të shuhet dhe nëse kërkohen masa të ashpra, ne jemi gati për to!” tha ai.

Të premten, Prigozhin akuzoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes për nisjen e një sulmi raketor në një kamp Wagner, duke pretenduar se rezultoi në viktima të shumta. Ministria hodhi poshtë akuzat. Një hetim penal ndaj shefit të Wagner-it u nis mbi komplotin e dyshuar për të nxitur një rebelim./RT?GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne