Atentati në Tiranë/ Kush është biznesmeni që u qëllua me plumb në kokë pranë banesës

Nuk ka mundur t’i mbijetojë atentatit 52-vjeçari Eduart Reçi, i cili u qëllua mbrëmjen e djeshme me një plumb në kokë. Biznesmeni Reçi ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës ku ndodhej prej mesnatës së kaluar në gjendje të rëndë.

Reçi njihet si biznesmen dhe pronar i disa subjekteve në atë zonë, ndërsa në momentin e të shtënave ndodhej pranë banesës së tij. Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.

Zona ku ka ndodhur ngjarja është mjaft e frekuentuar dhe e monitoruar nga kamerat e sigurisë së bizneseve përreth. Dyshohet se momenti i atentatit është filmuar.

Policia e Tiranës ka bërë reagimin e parë pas atentatit që u regjistrua në rrugën “Faik Konica”, pranë Fakultetit Histori-Filologji, në kryeqytet.

Nga të shtënat rreth orës 23:00 mbeti i plagosur 52-vjeçari Eduart Reçi, biznesmen me origjinë nga Dibra./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress