Avionët izraelitë bombarduan vendbanimet civile në Rripin e Gazës gjatë gjithë natës

Avionët luftarakë izraelitë bombarduan vendbanimet civile në shumë zona të Rripit të Gazës gjatë gjithë natës, nga Bait Lahia në veri deri në qytetin Rafah që ndodhet në kufirin me Egjiptin në jug. Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, ndërkohë që në rajonin Khan Younis në jug të Gazës u kryen sulme intensive që nga orët e mbrëmjes, një person ka humbur jetën në sulmet ajrore ndaj 3 banesave ku jetonin civilë në lagjen Beni Suheyla, ndërsa një fëmijë është dërguar në spitalin Nasser.

Për shkak të bombardimeve thuhet se pati probleme në mbërritjen e ekipeve të Mbrojtjes Civile, të kërkim-shpëtimit dhe se nën rrënojat e 3 shtëpive të shkatërruara ndodhen dhjetëra njerëz. Ka dhjetëra të vrarë dhe të plagosur nga bombardimet ajrore në vendbanimet civile në rajonet Beit Lahia, Beit Hanoun dhe Jabalia në veri të Gazës. Vendbanimet, krahas sulmeve me avionë luftarakë u goditën edhe me goditje artilerike gjatë natës. Ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj çdo gjëje që lëvizte. Shtatë persona humbën jetën në bombardimet ajrore në zonën Deir Balah në pjesën qendrore të Gazës.

Gjithashtu ka të vrarë dhe të plagosur pasi u godit me raketë një banesë në një ndërtesë në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të qytetit. Edhe shtëpitë e civilëve në lagjen Sheikh Ridwan u shënjestruan nga avionët luftarakë izraelitë. Njoftohet se ka të vrarë dhe të plagosur nga sulmi ajror ndaj organizatës bamirëse në afërsi të spitalit Kuvajtian që ndodhet në qytetin Rafah, paralel me kufirin egjiptian./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne