Baki Goxhaj reagim ndaj abstenimit të Shqipërisë në OKB për mandatin e UNRWA-së

Aktivisti dhe publicisti Baki Goxhaj ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për të abstenuar në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, lidhur me zgjatjen e mandatit të UNRWA-së – Agjencia e OKB-së për Ndihmën dhe Punët me Refugjatët Palestinezë.

Në reagimin e tij publik, Goxhaj e cilëson abstenimin e qeverisë shqiptare si pjesë e “vijimësisë së bashkëfajsisë në genocidin e Gazës”, duke akuzuar ekzekutivin se po rreshtohet në krah të “politikave të gabuara ndërkombëtare”. Ai shprehet se ky qëndrim i Shqipërisë nënkupton “mosinteresim ndaj vuajtjeve të popullsisë palestineze”.

Sipas tij, qeveria shqiptare vepron “e pashqetësuar për ndonjë reagim serioz nga popullata”, ndërsa e quan të natyrshëm për “pushtetin aktual” qëndrimin e tij në raport me kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për mbështetje humanitare.

Vendimi i Shqipërisë për të abstenuar në këtë rezolutë ka ngjallur debat edhe në rrjetet sociale, ndërsa zyrtarët shtetërorë ende nuk kanë dhënë një sqarim të detajuar publik mbi arsyetimin diplomatik të këtij qëndrimi./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne