Bangladesh, rritet në 7 numri i studentëve të vrarë në përleshjet me policinë mes grevës mbarëkombëtare

Një adoleshent tjetër është vrarë në një përleshje të re me policinë në Dhaka, teksa studentët që kërkonin reforma në sistemin e kuotave të vendeve të punës filluan një “mbylljes të plotë” mbarëkombëtare për të protestuar ndaj sulmeve të zbatimit të ligjit në kampuset në kryeqytet dhe në të gjithë Bangladeshin. Qeveria gjithashtu ka vendosur trupa paraushtarake për të ruajtur rendin dhe ligjin në të gjithë vendin, me mbi 7 mijë ushtarë të stacionuar në qytetet kryesore ku policia dhe protestuesit janë përleshur në tre ditët e fundit.

Mijëra studentë kanë dal në protesta pasi një gjykatë rivendosi kuotat për vendet punës në qeveri, të cilat u hoqën në vitin 2018. Sot, Roja Kufitare e Bangladeshit (BGB) njoftoi se 229 toga paraushtarake janë vendosur në të gjithë vendin, duke përfshirë kryeqytetin Dhaka, për të ruajtur rendin dhe ligjin.

Bacchu Mia, përgjegjës i pikës policore të Kolegjit Mjekësor të Dhakës, konfirmoi për mediat se i riu 18-vjeçar u vra së fundmi në lagjen Jatrabari të Dhakës në përleshjet mes policisë dhe protestuesve që kërkonin reforma në sistemin e kuotave në punët e sektorit publik, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në shtatë që nga e marta.

Dëshmitë e dëshmitarëve, videot dhe provat fotografike të analizuara dhe të vërtetuara nga Amnesty International dhe Laboratori i Evidencës së Krizave i saj konfirmojnë përdorimin e forcës së paligjshme nga policia kundër protestuesve studentor.

Mbrëmë, Amnesty International njoftoi se dëshmitë shtesë të dëshmitarëve konfirmojnë vazhdimin e një modeli shumëvjeçar të dhunës kundër protestuesve që dyshohet se janë kryer nga anëtarët e Ligës Chatra të Bangladeshit (BCL), një grup i lidhur me partinë në pushtet. Gjatë mbylljes, udhëtarët në Dhaka kanë raportuar më pak mundësi transporti publik, me shumë njerëz që shkojnë në këmbë drejt destinacioneve të tyre. Disa udhëtarë janë ankuar për pronarët e taksive që i tarifojnë shumë.

Për arsye të mbylljes, qindra automjete janë ende të bllokuara në autostradën Dhaka-Chattagram, një rrugë kryesore e komunikimit rrugor. Pavarësisht njoftimit të qeverisë për një hetim gjyqësor, situata në vend mbetet e tensionuar, me shtatë persona të vrarë gjatë protestave të dhunshme kundër sistemit të kuotave në sektorin publik të vendeve të punës.

Përplasjet filluan kur protestuesit refuzuan të largohen nga një konvikt studentor pasi qeveria mbylli kampuset. Ata gjithashtu kanë refuzuar thirrjen e kryeministrit Sheikh Hasina për t’u kthyer në shtëpi. Dje, Hasina ra dakord të formojë një komitet gjyqësor për të hetuar vdekjet gjatë protestave.

Ndërprerje në shërbimet e telefonave celulare

Njerëzit kanë probleme me qasjen në rrjetet e internetit telefonik pasi mediat sociale vërshojnë me pamjet e përleshjeve dhe protestave në kampuse, përfshirë në Dhaka dhe Jahangirnagar.

Nasiruddin Milton, një banor i rrethit verior Ragpur, ku një student u vra nga policia të martën, për Anadolu tha se ai kishte probleme me qasjen në internet. “Unë gjithashtu nuk mund të hyja në Facebook për të qëndruar i përditësuar mbi situatën që po përhapej në të gjithë vendin”, shtoi ai.

Rrethana pothuajse identike ezkistojnë në Dhaka. Megjithatë, Komisioni Rregullativ i Telekomunikacionit të Bangladeshit (BTRC) pretendoi se autoriteti nuk ka lëshuar asnjë udhëzim për ofruesit e shërbimeve të internetit.

Komisioneri i BTRC-së, Sheikh Reaz Ahmed, për Anadolu tha se autoriteti nuk i ka urdhëruar ofruesit e shërbimeve celulare të mbyllin shërbimet e internetit. Ai pretendoi se nuk ka dijeni të raporteve për ndërprerje të rrjetit dhe për qasje të kufizuar në platformat e mediave sociale në të gjithë vendin./AA

 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne