Banorët pranë lumit të Shushicës në protestë: Të anulohen punimet për ujësjellësin e Himarës

Banorët e lumit të Vlorës janë mbledhur sërish në protestë kundër devijimit të lumit Shushicë, për projektin e ujësjellësit të Himarës.

Banorët janë mbledhur pranë Urës së Peshkëpisë ku thonë se me vendosjen e tubacioneve, lumi Shushica do të thahet dhe qindra prej tyre do të mbeten pa ujë për të vaditur tokat.

Kujtojmë se në fshatin Kuç të Vlorës po punohet prej 8 muajsh për shtrirjen e tubacioneve të ujësjellësit të Himarës, investim ky me vlerë 9.5 milionë euro i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe Bashkisë së Himarës. Projekti është miratuar pa konsultim publik, gjë që ka nxitur dhe zemërimin e banorëve./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne