Bashkëpunonte me grupet kriminale, AMP arreston Kryekomisarin

Ndaj shefit të Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, Kryekomisarit Agim Fejzo, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, e cila u ekzekutua nga AMP.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për punonjësin e policisë, Kryekomisar A.F., me detyrë Shef i Sektorit të Shërbimeve Operacionale në DVP Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Nga hetimet intensive disa mujore nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, u siguruan prova se punonjësi i policisë ka bashkëpunuar me një grup kriminal që ushtronte veprimtaritë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit./Bw

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne