Bashkia e Tiranës bën shfaqje satanike për fëmijët dhe lejon martesat LGBTQI, muslimanët dënojnë sjellët dhe kërkojnë shpjegime

Shfaqja sataike dhe lakuriqe e sponsorizuar nga Bashkia e Tiranës dhe lejimi i martesës së parë të dy anëtarëve të komunitetit LGBTQI në taracën e godinës së Bashkisë ka ngjallur mjaft reagime që kundërshtojnë promovimin e antivlerave nga institucioni që paguhet me paratë e qytetarëve.

Në një deklaratë zyrtare, shoqata “Mexhlisi” ka dënuar ashpër sjelljen e Bashkisë Tiranë kundër familjes, vlerave të shoqërisë shqiptare me qëllim shthurjen e rinisë dhe keqorientimin e fëmijëve.

Kjo deklarët është mbështetur nga dhjetra komentues të cilët kanë kërkuar që të ngrihen në protest kundër mënyrës së drejtimit të Bashkisë Tiranë dhe kryetarit të saj Erion Veliaj që po i bën qëllimisht këto aktivitete.

Deklaratë

Për dënimin e imponimit pabesisht ndaj fëmijëve dhe rinisë shqiptare të lakuriqësisë, satanizmit, homoseksualizmit, paganizmit, transvestitizmit.

Drejtuar Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare, duke u nisur nga një sërë aktivitetesh të koordinuara dhe në bashkëpunim me komunitetin lgbt në javën e festave të tyre.

Në datë 16 Maj Bashkia e Tiranës organizoi një shfaqje në liqenin e Tiranës ku ndër shumë skena të pahijshme njera prej tyre ishte më monstruozja.

Një person performonte i veshur si shejtani i mallkuar, me dy brinjë mbi kokë dhe me fytyrën e shejtanit. Veshja ku simulohej djalli i mallkuar ishte lakuriq dhe dukej qartë organi seksual mashkullor, kurse në pjesën e sipërme ishte me një gjoks femre, edhe kjo lakuriq. Në këtë shfaqje promovohej qartë, lakuriqësia, satanizmi dhe tranvestitizmi.

Në datë 18 Maj, Bashkia e Tiranës organizoi festivalin e ngjyrave Holi. Ky është një festival i një feste indiane fetare pagane, e cila qëllimisht organizohet në javën e aktiviteteve të lgbt në Tiranë për të afruar fëmijët dhe rininë shqiptare me homoseksualizmin, ose thënë ndryshe me komunitetin e ngjyrave, Lgbt. Kjo gjë ndodh për të disatin vit me radhë. Në këtë festival promovohet homoseksualizmi, komuniteti lgbt dhe paganizmi.

Në datën 19 Maj në kundërshtim me ligjin në fuqi, në taracën e Bashkisë së Tiranës kryhet martesa e parë Lgbt në Tiranë, ndërmjet dy vajzave. Ky është një promovim zyrtar i martesave homoseksuale Lgbt, që bën bashkia dhe qeverisja socialiste.

Në raste të tjera, në kopshtet e Bashkisë së Tiranës janë dërguar formular në të cilët, fëmijëve iu shmangej emërtimi nënë dhe baba, por cilësoheshin me emërtimin prindi 1 dhe prindi 2, duke promovuar qartësisht në këtë mënyrë familjen e jashtëligjshme Lgbt.

Ne dënojmë me forcë sjelljet e pabesa të njëanëshme që promojnë tek fëmijët dhe rinia shqiptare këto sjellje dhe fe, që nuk përputhen me moralin tradicional shqiptar, familja nënë, baba, fëmijë dhe me fetë tradicionale shqiptare, islamin dhe krishterimin.

Sjellja e Bashkisë së Tiranës dhe qeverisë shqiptare është e pabese, sepse partia socialiste nuk është mandatuar nga populli shqiptar dhe në fushatat e tyre elektorale asnjëherë nuk e ka pasur ne programin e tyre, kthimin e fëmijëve tanë dhe rinisë shqiptare në homoseksuale.

Ne gjithashtu dënojmë miratimin me heshtje, të opozitës shqiptare, ndaj këtyre veprimtarive denigruese të standartit të moralit tradicional shqiptar.

Në ndryshim nga mazhoranca dhe opozita shqiptare, ne i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të mos i nënshtrohen diktaturës homoseksuale që po imponohet me forcë nga lobet homoseksuale në botë, sepse ajo kërcënon seriozisht vazhdimësinë e kombit por edhe me tej, vazhdimësinë e jetës në tokë.

Ne i bëjmë thirrje te gjithë shqiptarëve të bashkohen me tubimin për të mbrojtur familjen dhe jetën, si dhe me aktivitetet e tjera në mbrojtje të familjes, jetës dhe moralit.

Mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne