BE-ja e ‘nevrikosur’ me Orban për takimin që do të zhvillohej në Budapest, bën lëvizjen e papritur

Si e zhvendosi BE-ja në Bruksel, takimin që do të duhej ta zhvillonte në Budapest?
Në shenjë të pakënaqësisë në rritje me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur ta zhvendosë takimin prestigjioz të ministrave të Jashtëm të së enjtes, nga Budapesti, dhe ta mbajë atë në selinë e tij në Bruksel.

Vendimi për të pritur “Gymnich”, takimet jozyrtare të ministrave të punëve të Jashtme në Bruksel, në vend të kryeqytetit hungarez, është “një shenjë e qartë se vendet evropiane nuk pajtohen me politikën hungareze, politikën ndërkombëtare, mënyrën se si e drejton atë”, sipas ministrit të Jashtëm të Lituanisë, Gabrielius Landsbergis.

Ministri i Jashtëm belg, Hadja Lahbib, u ka thënë gazetarëve përpara takimit të enjten, se ishte një “shenjë e mosmarrëveshjes, mosmiratimit nga ana e Josep Borrell, për pozicionet e mbrojtura nga Hungaria në skenën ndërkombëtare dhe veçanërisht, në lidhje me luftën e zhvilluar nga Rusia”.

BE-ja tradicionalisht e përfundon pushimin e saj veror në ditët e fundit të gushtit, me një takim jozyrtar të ministrave të saj të punëve të Jashtme, raporton AP.

Por me Hungarinë e Orbanit që mban presidencën e bllokut 27-vendesh, pushimet tashmë janë kthyer në të zhurmshme.
“Shpresoj se kjo tregon se ka disa rregulla që presim nga presidenti i BE-së dhe roli i tij”, është shprehur ministrja e Jashtme finlandeze, Elina Valtonen.

“Hungaria duhet t’i kushtojë vëmendje këtyre. Le ta themi kështu”, ka shtuar ajo.
Që nga 1 korriku dhe deri në fund të vitit, rregullat misterioze të BE-së lejojnë Hungarinë, një komb me 9.5 milionë banorë, të përfaqësojë dhe shpesh të flasë për bllokun prej 450 milionësh.

Problemi është se Orbani, gjithnjë e më shumë del në mbrojte të çështjeve të cilat BE-ja i kundërshton.
Në kohën kur presidenti rus, Vladimir Putin është armiku kryesor i BE-së për shkak të luftës së tij në Ukrainë, Orbani udhëtoi për në Moskë, teksa atje tregoi afërsi të madhe me liderin autokratik.

Kur Kina konsiderohet gjithnjë e më shumë si “rivali sistematik” i BE-së, Orbani udhëtoi në Pekin për të bërë miq dhe për të nxitur interesat e biznesit hungarez.
Pas katër vitesh të vështira për presidentin amerikan, Joe Biden me ish-presidentin, Donald Trump, Orbani bën një devijim të veçantë drejt resortit “Mar-a-Lago” të Trumpit në Florida, për të vizituar “aleatin e tij të besuar politik”.

Në sallat e institucioneve të BE-së, nga parlamenti e deri te Komisioni Evropian ekzekutiv, çdo ditë zyrtarët janë në kërkim të asaj që Orbani mund të bëjë e që do të diskreditonte bllokun, deri në fund të vitit.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne