Beleri ‘nxin’ Shqipërinë në fjalimin e parë si eurodeputet grek në PE:Jam lindur në një vend që po largohet nga parimet e BE

Fredi Beleri, ka mbajtur fjalimin e parë si eurodeputet, në Parlamentin Europian, në Strasburg.

Ai tha se në PE është si eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një shtet që aspiron familjen europiane, por vazhdimisht po u largohet parimeve të saj.

Sot, unë jam këtu si një eurodeputet grek i pakicës, i ardhur nga një vend anëtar i BE-së, por i lindur në një vend që aspiron t’i bashkohet familjes evropiane.
Por, për fat të keq, ky vend po largohet vazhdimisht nga acquis evropiane, në vend që të afrohet me të”, tha Beleri, duke shtuar se “situata aktuale në Shqipëri tregon se si reformat mund të kthehen lehtësisht në “bomba totalitare” për themelet e një shteti demokratik”.

Më tej ai vijoi duke thënë:  “Kjo ndodhi edhe me reformën në drejtësi të financuar, edhe nga burimet europiane”./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne