Lideri i opozitës, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në Kuvend i është drejtuar drejtpërdrejt deputetit Blendi Gonxhe, duke e quajtur atë një “bandit më të keq dhe më të rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti”.
Berisha akuzoi Gonxhën për ndryshimin e mbiemrit dhe për lidhjet e tij me grupe kriminale, duke e përshkruar atë si një figurë të ngjashme me ata që kanë përdorur pozita politike për të mbështetur interesa të kundërta me qytetarët.
Pjesë nga deklarata:
Të dashur qytetare dhe qytetarë, ai që shihni aty, ai ndërroi mbiemrin.
Ai tani quhet Blendi Xhabafti.
Ai është Blendi Xhabafti, një bandit më i keq, më i rrezikshëm se Robert dhe Alfred Xhabafti.
Ja, ky është!
Ai është njëlloj si ti, se edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka./syri