Berisha la ambientet e SPAK, ja çfarë deklaroi brenda prokurorisë ish-kryeministri:Në pjesën muzeale gjendej ora mbi…

Sali Berisha del nga SPAK. Ish kryeministri merret zyrtarisht i pandehur, ku iu është komunikuar akuza e korrupsionit. Ish-kryeministri ka treguar para mediave se çfarë ka deklaruar brenda ambjenteve të SPAK-ut.

Fjalimi:

Kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi, kjo ishte deklarata ime. Së dyti, vizitova pjesën muzeale të SPAK. Në pjesën muzeale të SKAP gjendej ora mbi 400 mijë euro e qëndisur me diamant, gjendej fotografia e Amiant Josifit, gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Suel Çelës, gjendeshin 300 mln euro të Vil Manushit që i ndan me Ramën, gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës. Kjo është organizata më e rrezikshme kriminale. Kam ato akuza që kam pasur, asgjë më shumë se 400 faqe mashtrim. Vazhdon hakmarrja politike, tha Sali Berisha./sot

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne