Berisha paralajmëron padi ndaj deputetit gjerman Krichbaum: Gënjeshtar, turp i institucionit që përfaqëson

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sot një proces gjyqësor ndaj deputetit gjerman, Gunther Krichbaum, i cili sot (28 tetor) tha se Berisha është nën akuza të rënda nga SPAK.

“Është një akt i padenjë. Ky është një mashtrim i një njeriu i paguar apo i papaguar, por që turpëron veten në radhë të parë. Ky mendon se Shqipëria është e vendosur diku jashtë globit dhe nuk funksionin as interneti dhe asgjë dhe udhëtari mund të lëshojë çdo trillim.

Siguroj miqtë e mi në Bundestag, se ruaj respektin më të madhe, por  Gunther Krichbaum i ka për interesa të tij personale.

Unë deklaratën e tij të sotme, e garantoj ata, se do ti jap mundësi në sallën e gjyqit të justifikojë qëndrimin e tij amoral.

E para nuk mund të ndërhyjë në çështjen e brendshme të një partie. E dyta, cilido që mund të ndikohet sadopak nga trillimi i deputetit. Kur ligji bazë i Gjermanisë ka një nen, nenin 46, i cili shkruan se asnjë liri, as arrestim dhe as kufizim nuk mund të ndodhë në autoritetet gjyqësore pa autorizimin e parlamentit.

I them atij, merr po deshe, provoje iniciativën e Sali Berishës të vitit 2012. Kjo prokurori ka nisur hetimin për Berishën pa i kërkuar parlamentit asnjë leje.

Zoti Krichbaum që vjen dhe flet për ligjet naziste je një gënjeshtar. Nuk janë ligje naziste. Ato janë ligje bazë të Gjermanisë mbi të cilat vendi yt është një model në respektimin e të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor.

Zoti Gunther Krichbaum kam filluar konsultimet me ekspertë ligjore dhe do bëj cdo përpjekje për një proces ligjor të ndershëm kundër teje, jo kundër Bundestagut, kundër teje.

Lidhjet me Bashën nuk duhet ti përdoresh për të mashtruar një popull të tërë”, tha ndër të tjera Sali Berisha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne