Berisha: Rënia e bashkisë së kryeqytetit është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e protestës së qytetarëve kundër vjedhjes dhe korrupsionit që ka pllakosur Bashkinë e Tiranës, ku drejtorët e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përfituar 30 milionë euro nga tenderat publikë nëpërmjet kompanisë së tyre private ‘5D’.

‘Rënia e bashkisë së kryeqytetit, është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, rikthimin në pushtet të opozitës’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në protestën e zhvilluar në ‘Rrugën e Shpresës’.

“Pragfitorja e të premtes dëshmoi se fitorja është e juaja dhe se ajo është tmerr dhe ferr për Erion Veliajn, Edi Ramën dhe çetën e tyre të hajdutëve të shpifur.

Ndaj dhe ftoj çdo qytetar të Tiranës, të ngrihet ditën e premte, të lërë çdo gjë, ti japë kohë, ti guximin, protestës së ditës së premte, protestës së fitores, protestës së shpëtimit të Tiranës.

Ftoj çdo të ri të këtij kryeqyteti, gjimnazist, student, në punë dhe kudo që janë, të mblidhen të premten për ti dhënë shtytjen përfundimtare një njeriu që ka denigruar sa askush tjetër mbi historinë mbi 100 vjeçare të kryeqytetit, dinjitetin e qytetarëve të Tiranës, dinjitetin e qytetit të Tiranës.

Vendosi modelin e vjedhjes 100 % të taksave të qytetarëve të mirë të Tiranës, Erion Veliajve që ata paguajnë për shërbime ndaj tyre që nuk i marrin.

Taksave që ata paguajnë për arsimimin e fëmijëve të tyre, për infrastrukturën e tyre, për tregjet, për shërbimet e tjera.

Erion Veliaj me një grup hajdutësh rreth tij, vodhi 100% këto taksa, si askush tjetër në planet, si asnjë bashki tjetër në planet.

Të ju pyes unë ju, të pyes çdo qytetar, a nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të kryeqytetit, në shtyllën e turpit të historisë.

A nuk meriton ky njeri të përçmohet nga çdo qytetar i ndershëm i Tiranës.

A nuk meriton ky njeri të kapet për zverku, të nxirret nga zyra  për të mos u futur më kurrë aty.

A nuk meriton ky njeri të kapet me lecka, të çohet në 313 atje ku e ka vendin me verdiktin e popullit.

A nuk meriton ky njeri një gjyq publik, në sheshin Skënderbej para qytetarëve të Tiranës, ku tu thotë qytetarëve se sa dhjetëra e dhjetëra milionë euro vodhi për 1 milionë fidanet që gjoja ka mbjellë, por që ka vjedhur së paku 990 mijë prej tyre.

A nuk meriton ky njeri një gjyq publik para jush në sheshin Skënderbej dhe para shqiptarëve të tregojë se ku janë paratë, ku janë 130 mln euro të djegësit të Tiranës që nuk ekziston.

A nuk meriton ky njeri të varet në shtyllën e turpit të historisë dhe të tregojë, të tregojë se si ka mundësi të ndërtojë rrugë, shkolla me çmime 10-herë më të larta se në Europë.

A nuk duhet të jemi ne qytetarë europianë, të kërkojmë standarde europiane në bashkinë tonë.

Erion Veliaj është krimineli lakuriq që endet rrugëve të Tiranës, duhet ta ndaloni kudo që ta gjeni.

Vetëm vullneti juaj, vetëm guximi juaj do të mund tu kthejë shqiptarëve  drejtësinë.

Do të mundet ti kthejë Shqipërisë drejtësinë e pavarur, drejtësinë e vërtetë, drejtësinë e ligjit.

Me protestën tuaj, me mosbindjen tuaj civile i keni kallë tmerrin, datën këtyre banditëve dhe kriminelëve.

Këto hiena kanë shkuar mbrëmë pas mesnate në kundërshtim me çdo ligj dhe kushtetutë, kanë arrestuar anëtarin e kryesisë së PD-së të degës 2, Alfred Pëllumbin, për pjesëmarrjen e tij dhe fjalën e tij në protestën e bashkisë.

Erion dhe Tualet do ta paguani shtrenjtë aktin tuaj, vetëm njerëz nuk jeni ju.

Dhe u them atyre që shkelin kushtetutën, shkelin konventën europiane të drejtave të njeriut dhe guxojnë e futen në shtëpinë e qytetarëve të ndershëm pas mesnate se, çdo akt i juaj do të marrë ndëshkim madhor, si akt antikushtetues dhe antidemokratike.

Kur ata arrestojnë luftëtarët tanë, secili nga ju duhet të reagojë me forcën më të madhe.

Një për të gjithë, të gjithë për një, kjo është motoja jonë.

Këto ditë që kemi para ta bëjmë natën, ditë, për të përgatitur të premten që vjen, fitoren e madhe.

Rënia e bashkisë së kryeqytetit, rrëzimi i kryehajdutit të saj, nxjerrja e tij nga bashkia është fitorja vendimtare për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhje të lira, rikthimin në pushtet të opozitës.

Ndaj dhe të vazhdojmë ne me guxim të madh, me zemërim të madh, me vendosmëri të palëkundur, betejën tonë”-tha Berisha./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne