Berisha sulmon Soros-in: Kryecensori i planetit, i korruptuar. Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet

Në fjalimin e tij të radhës nga ballkoni i banesës, kryetari i PD, Sali Berisha ka sulmuar sërish George Sorosin.

Sipas tij, “Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.”

Duke e quajtur një goditje për demokracinë, Berisha e cilësoi Sorosin si më të korruptuarin kryesor në planet dhe një miliarder që merret me politikë, e për këtë arsye sipas tij duhet të ndalohet aktiviteti i tij jashtë SHBA.

‘Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet. Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive. Soros është kryecensori i planetit.

Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë”, tha më tej Berisha./Tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne