Berisha që amerikanët e kanë shpallur terrorist dhe e fusin në burg familjarisht, sulmon Hamasin dhe mbron Izraelin

Situata në Palestinë është alarmante kjo pasi numri i të vdekure ka arritur mbi 12 mijë.

Ditën e sotme Sali Berisha në një komunikim live me qytetarët, është pyetur për situatën mes Izraelit dhe Palestinës. Nje qytetare e shqetësuar për qëndrimin  e Berishes krah Izraelit, e pyet liderin e opozites ne lidhje me qendrimin e tij.

Përgjigjia e Berishes ishte alarmante duke vazhduar me qëndrimin e tij radikal krah Izraelit. Berisha duke luajtur si gjithmone servilin ndaj amerikaneve qe po e burgosin familjarisht ne Tirane, e quajti organizatë terroriste Hamasin dhe xhihadin islamik.

Berisha deklaroi ne Facebookun e tij si me poshte:

“Me datën 7 tetor organizata terroriste e Hamasit ndërmori një sulm terrorist këndër Izraelit, ku ekzekutoj qindra hebrenj në një festival . Ishte një përsëritje në porpocion me Holokaustin me moton të vrasim hebrenjtë. Por në qoftë se dënoj këtë sulm nuk mund të pajtohem me vrasjen e qindra e mijëra palestinezëve kryesisht fëmije, gra dhe civilë. Ky qëndrim është në kundërshtim me interesat e Izraelit. Hamasi është organizatë terroriste, Izraeli është shtet. Në raport me cështjen palestinezë unë e quaj të drejtë cështjen e tyre, por në raportë me këtë e kam quajtur një sulm suicidal, që nuk i shërbejn cështjes palestineze. Historia ka provuar se edhe nëse fitohet lufta, ajo është një fitore e përkoheshme dhe nuk qëndron por vetëm hap probleme madhore.  Xhihadi është organizatë terroriste ashtu si Hamasi dhe super ekstremiste. Pra duhet të krijohen dy shtete ai hebre dhe shtet palestinez”. / Gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne