Biden “nuk tradhton” Netanyahun, SHBA voton kundër anëtarësimit të Palestinës në OKB

Shtetet e Bashkuara kanë votuar kundër anëtarësimit të Palestinës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo ka bllokuar njohjen e një shteti palestinez nga organizata. Votimi në këshillin e sigurisë prej 15 anëtarësh ishte 12 pro, SHBA kundër dhe dy abstenime, Britania e Madhe dhe Zvicra.

Zyrtarët amerikanë kishin shpresuar se Uashingtoni mund të shmangte përdorimin e vetos. Përpara votimit, diplomatët thanë se misioni amerikan ishte përpjekur të bindte një ose dy anëtarë të tjerë të këshillit që të abstenonin, por nuk ia kishin arritur.

Uashingtoni e justifikoi veton me faktin se njohja e një shteti palestinez duhej të ishte rezultat i negociatave në të gjitha aspektet, për të ndihmuar arritjen e një paqeje në Lindjen e Mesme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne