Sot protestë para Bashkisë së Tiranës, Tedi Blushi: Tubim kundër vjedhjes së taksave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së sotme që do të mbahet para Bashkisë së Tiranës. Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Blushi thekson se “kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston!”.

Postimi i Tedi Blushit

Sot, EJA EDHE TI, në ora 11:00, përpara Bashkisë së Tiranës për të kërkuar shporrjen dhe arrestimin e Pronarit Faktik të inceneratorit të Tiranës dhe Kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj!

EJA EDHE TI për të protestuar kundër vjedhjes papushim të taksave, kundër dhunës dhe përjashtimit social, kundër rrëmbit kriminal të pronave dhe të shembjes antiligjore të shtëpive, kundër ndotjes vrastare të ajrit, kundër zhdukjes së hapësirave të gjelbërta dhe kundër betonizimit të kryeqytetit.

Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është POPULLI QË I ARRESTON!/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne