Huthit shënjestruan 98 anije amerikane, izraelite dhe britanike që nga nëntori 2023

Huthit në Jemen njoftuan se kanë shënjestruar 98 anije në Detin e Kuq, Detin Oman dhe Oqeanin Indian që nga nëntori i vitit 2023. Televizioni Al Mesirah në pronësi të Huthive transmetoi fjalimin e liderit të Huthive, Abdulmalik al-Houthi.

Al-Houthi tha se kanë kryer sulme në Detin e Kuq, Detin Oman dhe Oqeanin Indian dhe se numri i anijeve që ata shënjestruan që i përkisnin SHBA-së, Izraelit dhe Britanisë së Madhe arriti në 98.

Duke thënë se do të “vazhdojnë të mbështesin Gazën” me sulmet që kryejnë, Huthit potencuan se kanë kryer 14 sulme me 36 raketa dhe mjete ajrore pa pilot në dy javët e fundit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne