Biden: Po të mos ishte Trump, nuk jam i sigurt se do të kandidoja për zgjedhjet e vitit 2024

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se nuk është i sigurt se do të kandidonte për një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë nëse për kundërshtar nuk do të kishte paraardhësin e tij Donald Trump “Nëse Trump nuk do të kishte kandiduar, nuk jam i sigurt se do të kandidoja. Por, për të mirën e vendit, ne nuk mund ta lëmë atë të fitojë”, u tha Biden donatorëve demokratë gjatë mbledhjes së fondeve për fushatën e tij 2024 në Boston.

Me këtë rast, Biden tha se demokracia është “në rrezik edhe më të madh në vitin 2024”, sesa ishte në zgjedhjet e vitit 2020, të cilat Trump i fitoi, duke shtuar se ai “po kandidon kundër kryemohuesit të zgjedhjeve”. “Trump as nuk po e fsheh më topin”, tha Biden duke shtuar se Trump dhe republikanët e tij MAGA (Make America Great Again) janë “të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane”.

Komentet e tij erdhën pasi Trump, duke folur në një aktivitet të fushatës në Iowa të shtunën, e quajti Bidenin “shkatërrues të demokracisë amerikane”. “Joe Biden nuk është mbrojtësi i demokracisë amerikane. Joe Biden është shkatërruesi i demokracisë amerikane. Ky është ai dhe njerëzit e tij. Ata janë shkatërruesit e ëndrrës amerikane. Ëndrra amerikane ka vdekur me ata në pushtet”, deklaroi Trump./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne