Komisioneri i Lartë i OKB-së thirrje komunitetit ndërkombëtar për armëpushim urgjent në Gaza

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të insistojë si një zë i vetëm për çështjen e armëpushimit urgjent në Rripin e Gazës.

Turk u takua me gazetarët në Zyrën e OKB-së në Gjenevë.

Ai foli për situatën në Gazën e bllokuar dhe në sulmet intensive të Izraelit si dhe shpjegoi vështirësitë me të cilat përballet popullata civile. “Komuniteti ndërkombëtar për të drejtat e njeriut dhe për arsye humanitare duhet të insistojë si një zë i vetëm për çështjen e armëpushimit urgjent”, tha Turk./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne