BKH “mësynë” në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, sekuestrohen telefonat e dy zyrtarëve

Hetuesit e BKH ndaluan në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit. Siç kanë vepruar kohët e fundit, mësohet se janë sekuestruar dy celularë. Njeri telefon iu sekuestrua drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Burime nga BKH konfirmojnë se bëhet fjalë për një çështje korrupsioni./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress