17-vjeçari humbi jetën pas këputjes së kavos së ashensorit, arrestohet pas një muaji pronari i lokalit në Sarandë

Policia Kufitare e Qafë Botës, ka arrestuar në flagrancë shtetasin në kërkim S. I., 37 vjeç, banues në Sarandë, pronar i loklait ku humbi jetën punonjësi 17-vjeçar, pas këputjes së kavos së ashensorit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme./BW

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne