“Bleu vota? S’kishte as 50 lekë në xhep”, Berisha: Rama, betejë të paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin Belerit

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Rama po bën një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin kryebashkiakut Fredi Beleri.

Ai tha se Beleri nuk ka blerë vota, madje shtoi se në momentin e arrestimit ai nuk kishte as 50 lekë në xhep.

“Shikoni se çfarë ndodh në rastin Beleri. Një betejë e paimagjinueshme për t’ia marrë mandatin.
E burgos në mesnatë tek po darkonte, mashtron e thotë se e kapën në flagrantë duke shpërndarë para, në një kohë kur ai nuk kishte as 50 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, në një kohë kur ligjet e vendit nuk e pengojnë, sepse në një vend që pretendon të respektojë normat më elementare ligjore, ai që nuk është i dënuar, është i pafajshëm.

Ky precedent ka funksionuar në raste të tjera, por nuk funksionon për mandatin e Himarës, sepse ai aty ka parashikuar parajsën e tij. Pra, një sherr i madh në të katër anët për një mandat. E solla këtu si shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për mandatin që fikson tamam. Nëse Beleri paska blerë vota, atëherë çoje të betohet siç është betuar herët e tjera dhe të dënohet mbrapa. Por duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit”, tha Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne