Blinken tjetër mesazh pas vizitës në Tiranë: SHBA mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken reagoi sërish në rrjetin social X në lidhje me vizitën në Tiranë, duke theksuar se SHBA mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin @EdiRama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan ai./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne